Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Qeveria miraton Planin e Veprimit për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi

26 Dhjetor, 2012

Prishtinë, 26 dhjetor 2012 – Sot, gjatë mbledhjes së rregullt të Qeverisë, është miratuar Plani i Veprimit për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi.

Plani i Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit paraqet dokumentin kyç strategjik të Qeverisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Në këtë rol, Plani i Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit e zëvendëson Planin e Veprimit për Partneritet Evropian (PVPE) dhe ndërtohet mbi përvojen dhe mekanizmat institucionale të themeluar përgjatë viteve.

Plani i Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit përbëhët nga 200 veprime, implementimi i të cilave do të kontribuon në arritjen e dy objektiva kyçe: (1) përmbushja e kritereve afatshkurta për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit; dhe (2) zbatimi i detyrimeve afatmesme që do të merren përsipër nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Plani i Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit është i ndarë në dy pjesë kryesore: (1) pjesa narrative; dhe (2) tabela e veprimeve.

Pjesa narrative e Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit përbëhët nga tre pjesë: (1) Kriteret Politike; (2) Kriteret Ekonomike; dhe (3) Aftësia për të marrë përsipër detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Nga ana tjetër, tabela e veprimeve identifikon në menyrë të qartë objektivat që duhet të përmbushen, masat që duhet të zbatohen, institucionet përgjegjëse, afatin e zbatimit dhe koston financiare.

Procesi i përgatitjes së Planit të Veprimit për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi ka filluar në tetor 2012 dhe është finalizuar për më pak se tre (3) muaj. Plani i Veprimit mbulon më shumë se 30 fusha të ndryshme të qeverisjes, përbëhët nga 200 veprime prej të cilave shumica të programuara për zbatim gjatë vitit 2013.

Gjatë përgatitjes së Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, nën koordinimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, janë ofruar të dhëna nga të gjitha institucionet shtetërore. Në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Financave, Plani i Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit është harmonizuar me Ligjin për Buxhetin 2013, Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2013, dhe Strategjinë Legjislative të Qeverisë për vitin 2013.

Pas miratimit të sotëm, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Plani i Veprimit i MSA-së do të dorëzohet për komente tek Komisioni Evropian.

Monitorimi i zbatimit të Planit të Veprimit për MSA-në do të bëhet me anë të sistemit elektronik të monitorimit dhe raportimit që është zhvilluar bashkërisht nga Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian.

Duke marrë parasysh rëndësinë e dokumentit, Plani i Veprimit për MSA-në do të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për informatë.

Gjeni si dokument – Planin e Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Qeveria miraton Planin e Veprimit për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi "

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 70951 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-miraton-planin-e-veprimit-per-marreveshjen-stabilizim-asociimi/ […]

  2. 토렌트 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-miraton-planin-e-veprimit-per-marreveshjen-stabilizim-asociimi/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-miraton-planin-e-veprimit-per-marreveshjen-stabilizim-asociimi/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/qeveria-miraton-planin-e-veprimit-per-marreveshjen-stabilizim-asociimi/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *