Prishtinë. 13 mars, 2014 – Gjatë takimit ministrja Çitaku ka theksuar progresin e gjithëanshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, fuqizimin e shtetësisë, subjektivitetin ndërkombëtar dhe avancimin në proceset e integrimit evropian.Në takim poashtu është biseduar per perfundimin e negociatave per marreveshjen e stabilizim asociimit edhe për hapat e mëtutjeshmëm drejtë përmbylljes së sukseshme të procesit të liberalizimit të vizave, bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore si kriter për avansim drejtë integrimit evropain.
Ministrja Çitaku kërkoi vazhdimin e mbështëtjes së Mbretërisë së Bashkuar në procet integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës, Çitaku po ashtu ka marrë konfirmimin për mbështetjen britanike në procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, gjithashtu u diskutu edhe per viziten e Ekspertëve të Misionit Vlerësues, të cilët gjatë kësaj jave po qëndrojnë në Kosovë, për të parë nga afër se sa janë plotësuar kushtet që dalin nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave për Kosovën.
Gjatë takimit është biseduar edhe për marredhëniet bilaterale të dy shteteve si dhe fuqizimin e investimeve britanike në Kosovë.
Nga ana e tijë Ambasadori Cliff, deklaroi se: “Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën e sajë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, dhe se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të fuqizohen edhe më tutje”
Në fund Ministrja Çitaku e falënderoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme,që po i bëhet Republikës së Kosovës.
Last modified: 15 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-ka-zhvilluar-sot-nje-takim-me-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar-ne-prishtine-z-jan-cliff/ […]