Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në takim nga UNHCR, Drejtorin e Zyrës për Evropë, Vincent Cochetel

12 Mars, 2014

Prishtinë,12 mars 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim z.Vincent Cochetel, Drejtor i UNHCR-së për Zyrën në Evropë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje me interes të dyanshëm, si, migrimin e parregullt dhe integrimin e personave të riatdhesuar, mundësitë dhe format e avancimit të Integrimit sa më të suksesshëm të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë në sistemin arsimor në Kosovë.

Ministrja Çitaku falenderoi UNHCER-in, si partner serioz për ndihmën që kanë ofruar deri më tani në procesin e riatdhesimit dhe krijmit të kushteve sa më të mira për ta, ajo gjithashtu tha se duhet punuar edhe më shumë në integrimin e personave të riatdhesuar nga radhët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Ministrja Çitaku edhe një herë përsëriti përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe personat e riatdhesuar. Ajo deklaroi se është duke punuar me intenzitet të shtuar në mënyrë që integrimi i personave të riatdhesuar dhe komuniteteve të jetë sa më efektiv, dhe të sjellë rezultate në gjithë shoqërinë.

Në kuadër të këtij angazhimi janë organizuar shumë takime, diskutime të hapura me përfaqësues të Qeverisë, donatorëve, OJQ-ve, të cilët janë aktiv në fushën e mbështetjes së integrimit të personave të riatdhesuar dhe komuniteteve, që kanë nevojë për mbështje të shtuar me synim të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe ndërmarrjes së hapave adekuate bazuar në të gjeturat e evidentuara ka thënë ministrja Çitaku.

Nga ana e tij Drejtori z.Vincent Cochetel, ka shtuar edhe më tej angazhimin dhe përkushtimin e UNHCER, për të kontribuar në mbështetjen e proceseve të integruara për personat me kërkesa të veçanta në Kosovë por edhe më gjërë.

Last modified: 15 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Çitaku priti në takim nga UNHCR, Drejtorin e Zyrës për Evropë, Vincent Cochetel "

  1. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nga-unhcr-drejtorin-e-zyres-per-evrope-vincent-cochetel/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 3613 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nga-unhcr-drejtorin-e-zyres-per-evrope-vincent-cochetel/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you will find 7839 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-nga-unhcr-drejtorin-e-zyres-per-evrope-vincent-cochetel/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *