Prishtinë, 19 mars 2014 – Minsitrja e Integrimit Evropian,Vlora Çitaku, priti në takim njohës ambasadorin e sapo emëruar të Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z.Qemal Minxhozi.
Ministrja Çitaku e ka përgëzuar ambasadorin Minxhozi për emnërimin e tij në postin e ri. Duke i ururar punë të mbarë dhe vazhdimësi të marrëdhënjeve të shkëlqyeshme diplomatike në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ministrja Çitaku me këtë rast përshëndeti qasjen pozitive dhe proaktive të Shqipërisë ndaj avancimit të Kosovës në agjendën evropiane dhe avancimin e saj të përgjithshëm në kontekst ndërkombëtar.
Ministrja Çitaku tha: “Shqipëria dhe Kosova do të vazhdojnë edhe më tutje të punojnë në mënyrë që të intensifikojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë jo vetëm që të ketë afrim sa më të madh të interesave tona të dyanshme, por edhe t’i kontribuojmë avancimit të rajonit në përgjithësi”.
Nga ana e tij Ambasadori i sapo emruar i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë , z.Minxhozi, ka shprehur mirënjohje dhe falenderim jo vetëm për institucionet por dhe për të gjithë popullin e Kosovës duke shtuar se “Republika e Shqipërisë ka qenë, është dhe do të jetë një mbështetëse e madhe në shtetndërtimin dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës”.
Last modified: 15 Gusht, 2022