Prishtinë, 18 tetor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ishte paneliste në Konferencën si votojnë gratë dhe vajzat në kosovë, ku me këtë rast u prezantuan të dhënat e dalura nga hulumtimi: “si votojnë gratë dhe vajzat në kosovë”. Qëllimi i kësaj konferencë poashtu, është që ti kontribuoj vetëdijësimit të dyanshëm të grave dhe vajzave mbi rëndësinë e votimit, si dhe njoftimi më në detaje i grave kandidate për sfidat e grave dhe vajzave në Kosovë.
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), ka organizuar këtë konferencë për pjesëmarrjen e grave në politikë për ti prezantuar këto të dhëna të dala nga hulumtimi dhe për të diskutuar çështjen se si votojnë gratë dhe vajzat në kosovë. Njëkohësisht, për të prezantuar dhe diskutuar një raport mbi monitorimin e mediave për përfaqësimin e grave në politikë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale 2013. QKSGJ në panel ka ftuar politikane për të dhënë vështrimin e tyre për sa i përket çështjës së përfshirjes së grave në zgjedhje, ku me këtë rast si paneliste ka qenë e pranishme ministrja Çitaku.
Last modified: 15 Gusht, 2022