Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku priti në takim Ambasadorin jorezident të Japonisë SH.E.T. Makoto Taketoshi

21 Tetor, 2013

Prishtinë, 21 tetor 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim njohës Ambasadorin e posaemëruar, jorezident për Kosovë, nga Qeveria e Japonisë, shkëlqësinë e tijë, Z. Makoto Taketoshi.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë, progresin e arritur me agjendën Evropiane, fillimin e negociatave për MSA dhe procesin e liberalizmit të vizave. Njëkohësisht, u diskutua edhe për përmirësimin e marrëdhënjeve ndërfqinjësore me Sërbinë dhe përparimin e tërë rajonit në rugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministrja Çitaku më në detaje e njoftoi Ambasadorin Taketoshi për përgatitjet e Qeverisë së Kosovës për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).
Ndër të tjera, u diskutuan sfidat aktuale të Republikës së Kosovës para zgjedhjeve të ardhshme; prioritetet e Qeverisë së Kosovës duke iu referuar integrimit Evropian, procesit të liberalizmit të vizave, dhe avancimit të marrëdhënjeve dypalëshe, me theks të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Me këtë rast Ministrja Çitaku tha se: “E pershendesim asistencën e vazhdueshme që qeveria Japoneze i ka dhënë Kosovës që nga viti 1999”.

Si dhe në raport me porcesiet e tanishme:” MSA për Kosovën është e një rëndësie të veçantë në rrugën Evropiane të Kosovës, por mbi të gjitha i kontribuon Kosovës drejt realizimit të një reforme të qëndrueshme mbarështetërore. Ndërsa, për procesin e liberalizimit të vizave, Ministrja Çitaku njoftoi Ambasadorin taketoshi për rrjedhën e plotësimit të kritereve dhe rekomandimeve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore si kriter për avancim me integrimin Evropian”.

Ministrja Çitaku e falënderoi ambasadorin Taketoshi për përkrahjen e Popullit dhe Qeverisë Japoneze të dhënë për Kosovën, dhe premtoi se fuqizimi i mëtutjeshëm i marrëdhënjeve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdoj edhe më tutje.

Nga ana e tijë Ambasadori Taketoshi u zotua se marrëdhënjet ndërmjet dy vendeve tona do të fuqizohen dhe sikur deri më tani, Kosova do të gjejë përkrahjen japoneze kurdo që i nevojitet.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Çitaku priti në takim Ambasadorin jorezident të Japonisë SH.E.T. Makoto Taketoshi "

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-citaku-priti-ne-takim-ambasadorin-jorezident-te-japonise-sh-e-t-makoto-taketoshi/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *