Prishtinë, 18 janar 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj në vazhdën e aktiviteteve për të fuqizuar përkrahjen për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Gernot Pfandler.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjën aktuale në Kosovë, respektivisht zhvillimet më të fundit me agjendën evropiane si; avancimi me zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendën Evropiane të Reformave, procesi i Liberalizimit të Vizave dhe programet e BE-së që tani Kosova është mjaftë e fokusuar në debat me publikun e gjerë që të përcaktohet për programet në të cilat mund të përfitoj më së miri.
Poashtu, në takim me Ambasadorin Pfandler, Ministrja Ahmetaj ishte falënderuese për përkrahjen e vazhdueshme që Kosova ka pasur nga Austria si në të kaluarën, ashtu edhe në periudhën e tanishme përgjatë shtetndërtimit. Poashtu, Austria është një ndër njohëset e para të pavarësisë së Kosovës dhe, përkrahëse e vazhdueshme në proceset kyçe të Kosovës, që tani është integrimi Evropian.
Ministrja Ahmetaj theksoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me Austrinë në të mirën e zhvillimit të Kosovës dhe përfarimit të vendit me Bashkimin Evropian.
Ndërsa Ambasadori Pfandler i konfirmoi Ministres përkrahjen e fuqishme të Austrisë për përspektivën evropiane dhe tha se për Kosovën mbetet dera e hapur për të ndihmuar në shtetndërtimin dhe, posaqërisht avancimin me integrimin evropian. Ai poashtu, vuri në pah që Kosova, edhe pse vetëm nëntë vite nga shpallja e pavarësisë së sajë, në raport me rajonin është duke ecur me hapa të sigurtë drejtë konsolidimit të shtetit demokratik.
Njëkohësisht Ambasadori Pfandler i bëri ftesë Ministres Ahmetaj që në kohë të duhur të jetë për vizitë në Vienë për tu pritur nga homologu is ajë, Ministrin e jashtëm dhe për çështje të BE-së, Z. Sebastian Kurz, për të diskutuar për mudnësitë e kordinimit dhe konsultimit rreth shtyerjes përpara të agjendës evropiane për Kosovën
Last modified: 10 Gusht, 2022