Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha: Skënderbeu na lidhi përjetësisht me lirinë

17 Janar, 2017

Prishtinë, 17 Janar 2017 – Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se “Ai e lartësoi epokën e tij duke i dhënë përjetësi vetes dhe popullit tonë, duke u bërë shembull i përbotshëm se si duhet dhe si çmohet atdheu”.

Ministrja Hoxha ka theksuar “Skënderbeu na lidhi përjetësisht me lirinë, me kombe e popuj që punojnë dhe jetojnë në lirinë e vet, duke qenë shembull i guximit dhe mençurisë. Jeta dhe veprat e heroit tonë kombëtar, na bëjnë përjetësisht krenar”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Skënderbeu është gurthemeli i vetëdijes dhe qenësisë tonë nacionale. Ai e lartësoi epokën e tij duke i dhënë përjetësi vetes dhe popullit tonë, duke u bërë shembull i përbotshëm se si duhet dhe si çmohet atdheu.

Në këtë 550 vjetor të kujtesës së kalimit të Skënderbeut në amshim, kujtojmë me nderim angazhimin e tij për fuqizimin e pavarësisë dhe orientimin e miqësisë ndaj shteteve perëndimore.

Skënderbeu na lidhi përjetësisht me lirinë, me kombe e popuj që punojnë dhe jetojnë në lirinë e vet, duke qenë shembull i guximit dhe mençurisë. Jeta dhe veprat e heroit tonë kombëtar, na bëjnë përjetësisht krenar.”

Last modified: 9 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha: Skënderbeu na lidhi përjetësisht me lirinë "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-skenderbeu-na-lidhi-perjetesisht-me-lirine/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *