Prishtinë, 16 Janar 2017 – Që nga dje, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian kanë hapur konkursin për Raundin e 11-të të aplikimit në Skemën e Celulës së të Rinjëve, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council.
Aplikimi do të jetë i hapur nga sot, më 15 janar 2018 deri të hënën më 5 shkurt 2018.
Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze, do të ofroj deri në 45 bursa të plota, 10% të këtyre bursave janë të rezervuara për shërbyesit civil të cilët veç janë të punësuar në administratën publike (numri i bursave mund të ndryshojë, varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion).
Ky lajmërim është i hapur për të diplomuarit në fakultetet si: juridik, shkenca politike, ekonomik, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike në përputhje me sektorët e specializimit Juridik – deri në 25 bursa, Administratë Publike – deri në 10 bursa dhe Ekonomik – deri në 10 bursa në dispozicion.
Informatat shtesë rreth lajmërimit për aplikim (përfshirë formularin e aplikimit dhe Rregullat e Procedurës për Raundin XI) janë në dispozicion në web faqen zyrtare të YCS: https://ycskosovo.eu/
Last modified: 9 Gusht, 2022