Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj hapi seminarin Rajonal Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor të mbajtur në Mitrovicën Veriore

20 Qershor, 2017

Mitrovicë e Veriut, 20 qershor 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj morri pjesë në seminarin rajonal me temën Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor: E ardhmja e përbashkët, organizuar nga KFO-s në bashkëpunim me organizata të tjera të Shoqërisë Civile nga Mitrovica e Veriut.

Në fjalën hyrëse Ministrja Ahmetaj theksoi se integrimi Evropian është një proces që karakterizohet me reforma të thella, komplekse dhe të vështira. Megjithatë, është mënyra më e mirë përmes të cilit ne mund të bëjmë progres në përmirësimin e standardit jetësor për të gjithë qytetarët. Në këtë aspekt, Republika e Kosovës ka një avantazh të madh pasiqë procesi i integrimit Evropian vazhdon të gëzoj një konsensus të madh politik dhe shoqëror. Ky konsensus është gjithashtu një faktor i domosdoshëm në përmbushjen e detyrimeve tona në kuadër të procesit të integrimit evropian duke përfshirë zbatimin e MSA-së, lëvizjen e lirë, fondet e IPA’s dhe programet e BE-së.

Ministrja Ahmetaj gjithashtu vlerësoi se progresi i arritur në procesin e integrimit evropian është motivi ynë kryesor për të vazhduar me reformat që synojnë përmirësimin e jetën së përditshme të qytetarëve. Proces ky që do të kurorëzohet me anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *