Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Ahmetaj pjesëmarrëse në takimin e bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

30 Qershor, 2017

Dubrovnik, 30 qershor 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj ishte pjesë e takimit të Bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) që u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë. Gjatë takimit u diskutua Strategjia e Evropës Juglindore 2020: Raporti Vjetor i Implementimit për vitin 2017.

Me këtë rast Ministrja Ahmetaj i njoftoi të pranishmit për reformat strukturore që i ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosoves, veqanërisht në përmirësimin e ambientit e të bërit biznes dhe krijimin e kushteve për konkurrencë dhe investime të huaja direkte. Një arritje tjetër e rëndësishme është edhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila ka hapur dyert e tregut të madh të BE-së për prodhuesit Kosovar.

Gjithsesi, Ministrja Ahmetaj gjithashtu vlerësoi lartë të dhënat e raportit dhe shprehu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Për më tepër Ministrja Ahmetaj shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës që të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal sfidë e cila është evidentuar edhe në raportin e fundit të bordit të RCC.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministrja Ahmetaj pjesëmarrëse në takimin e bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal "

  1. Lumina thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-ahmetaj-pjesemarrese-ne-takimin-e-bordit-te-keshillit-per-bashkepunim-rajonal/ […]

  2. relaxing music sleep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *