Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Reka: kemi guximin dhe kapacitetet për të avancuar me agjendën evropiane

11 Shkurt, 2020

Prishtinë, 11 Shkurt 2020 – Ministri i Integrimit Evropian, Z. Blerim Reka priti në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, e cila i’a uroi detyrën e re , duke shprehur gatishmërinë e Zyrës së Bashkimit Evropian për të mbështetur integrimit Evropian të Kosovës.

Me këtë rast Ministri Reka theksoi prioritet e Qeverisë Kurti ku, theks të veçantë do të ketë përkushtimi për zbatimin e agjendës evropiane. Kjo nënkupton koordinim më i mirë dhe mobilizim të tërë spektrik politik e civil për përmbushjen e kritereve që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe dokumenteve tjera përcjellëse të saj.

Në aspektin afatshkurtër, Ministri Reka potencoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të finalizuar Liberalizimin e Vizave për qytetarët e Kosovës, si një çështje shumë gjatë e prolonguar.Poashtu, Ministri Reka ritheksoi zotimet e Qeverisë Kurti se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në sigurimin e zbatimit të sundimit të rendit dhe ligjit si komponentët kryesore që kontribuojnë në këtë drejtim.

Po ashtu, me këtë rast Ministri Reka dhe Ambasadorja Apostolova u pajtuan që të punojnë në një agjendë të përbashkët më të intensifikuar, si dhe të shtojnë më tej koordinimin teknik dhe profesional me Ministrinë e Integrimit Evropian si institucion përgjegjës për koordinimin e procesittë integrimit evropian në nivel vendi.

Poashtu, Ambasadorja Apostolovatheksoi se:” Ministria e Integrimit Evropian është partneri kryesor i BE-së në Qeveri. Ajo shtoi se duhet të jetë në qendër të qeverisë, duke udhëhequr ministritë e linjës për të çuar përpara reformat evropiane të Kosovës”.

Last modified: 4 Gusht, 2022

One Response to " Ministri Reka: kemi guximin dhe kapacitetet për të avancuar me agjendën evropiane "

  1. Web Hosting thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 71957 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-reka-kemi-guximin-dhe-kapacitetet-per-te-avancuar-me-agjenden-evropiane/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *