Prishtinë, 11 Shkurt 2020 – Ministri i Integrimit Evropian, Z. Blerim Reka priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Z. Christian Heldt të cilin e njoftoi për prioritetet kyçe dhe avancimin e koordinimit për agjendën evropiane.
Ministri Reka falënderoi Ambasadorin Heldt për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë dhënë për Kosovë, me theks të veçantë për përkrahjen me ngritjen e kapaciteteve për të avancuar me procesin e integrimit evropian.
Në takim u diskutua për çështjet e identifikuara në Raportin e Komisionit Evropian për Vendin, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi. Po ashtu u theksua se koordinimi efikas ndërmjet të gjithë faktorëve vendimmarrës në Kosovë i kontribuon avancimit.
Ministri Reka potencoi se integrimi evropian është ndër prioritetet kyçe të qeverisë Kurti.
Ambasadori Heldt uroi Ministrin Reka për detyrën e re për të udhëhequr procesin e integrimit Evropian në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Last modified: 4 Gusht, 2022
Cool. I spent a long time looking for relevant content and found that your article gave me new ideas, which is very helpful for my research. I think my thesis can be completed more smoothly. Thank you.