Prishtinë, 11 Shkurt 2020 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Blerim Reka priti në takim njoftues Udhëheqësine Ambasadës së Çekisë në Kosovë, z. PavelBilek.
Me këtë rast, Ministri Reka falënderoi z. Bilek për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Çekisë ka dhënë për Kosovën si në aspektin teknik ashtu edhe në atë ndërkombëtar duke mbështetur përfshirjen e Kosovës në organizata të rëndësishme, rajonale dhe ndërkombëtare.
Nga ana e tij Z. PavelBilekrikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Republikës së Kosovës. Ai theksoi se Qeveria e Republikës Çeke përkrah plotësisht perspektivën e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.
Z. PavelBilek konfirmoi mbështetjen e Çekisë për qeverinë e re në përpjekjen e saj për të shpejtuar integrimin evropian të Kosovës duke përmbushur reformat e nevojshme si dhe zbatimin e MSA-së.
Gjatë takimit, Ministri Reka dhe z. Bilek, shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona, respektivisht në kuadër të integrimit evropian dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Last modified: 4 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-reka-pret-ne-takim-udheheqesin-e-ambasades-se-cekise/ […]