Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku ka takuar në Londër Ministrin e Shtetit për çështje Evropiane të Mbreterisë së Bashkuar, z.David Lidington

24 Shkurt, 2015

Londër, 24 shkurt, 2015 – Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku ka takuar në Londër Ministrin  e Shtetit për çështje Evropiane të Mbreterisë së Bashkuar, z.David Lidington.

Në këtë takim u diskutuan  aspekte të shumta të bashkëpunimit dhe marëdhënieve të shkëlqyera në mes të dy vendeve me fokus në zhvillimet të cilat ndërlidhen me procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës. Poashtu në takim u diskutua për dialogun për normalizimin e mardhënieve ndërmjet Republikës së Koosvës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe hapat e mëtutjeshëm të cilat priten të ndërmirren në kuadër të këtij procesi.

Ministri Çollaku pasi ka falënderuar Ministrin Lidington për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në avancimin e agjendës evropiane, rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë reformat e nevojshme sektoriale në kontekst të procesit të integrimit evropian duke përmirësuar ekonominë, duke hapur vende të reja të punës dhe duke përmirësuar kualitetin dhe përspektivën e jetës së qytetarëve tanë.

Ministri Çollaku theksoi se kjo agjendë reformuese do të dinamizohet sapo të hapen mundësi të reja të bashkëpunimit në mes të BE-së dhe Kosovës me bazën kontraktuale të MSA-së dhe të arritjes së marrëveshjes kornizë për qasje të Kosovës  në programet e BE-së.

Ministri Lidington rikonfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në procesin e integrimit evropian duke përfshirë nënshkrimin e MSA-së gjatë këtij viti dhe hyrjen e saj në fuqi në vitin 2016.

Ministri Çollaku gjithashtu zhvilloi një takim tjetër me perfaqesues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përkatësisht me Djetorin për Ballkanin, z.Paul Gaskell, Zv.Drejtorin z. Peter Bainbridge dhe Shefin e deskut për Kosovën, z.Dashiell Caldëell.

Last modified: 12 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku ka takuar në Londër Ministrin e Shtetit për çështje Evropiane të Mbreterisë së Bashkuar, z.David Lidington "

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-per-integrim-evropian-bekim-collaku-ka-takuar-ne-londer-ministrin-e-shtetit-per-ceshtje-evropiane-te-mbreterise-se-bashkuar-z-david-lidington/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-per-integrim-evropian-bekim-collaku-ka-takuar-ne-londer-ministrin-e-shtetit-per-ceshtje-evropiane-te-mbreterise-se-bashkuar-z-david-lidington/ […]

  3. qiuqiu99 link thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you can find 72990 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-per-integrim-evropian-bekim-collaku-ka-takuar-ne-londer-ministrin-e-shtetit-per-ceshtje-evropiane-te-mbreterise-se-bashkuar-z-david-lidington/ […]

  4. slot88 thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-per-integrim-evropian-bekim-collaku-ka-takuar-ne-londer-ministrin-e-shtetit-per-ceshtje-evropiane-te-mbreterise-se-bashkuar-z-david-lidington/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-per-integrim-evropian-bekim-collaku-ka-takuar-ne-londer-ministrin-e-shtetit-per-ceshtje-evropiane-te-mbreterise-se-bashkuar-z-david-lidington/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *