Integrimi Evropian

Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku takoi z. Anton Kobakov, përfaqësues në Kosovë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

27 Shkurt, 2015

Prishtinë, 27 Shkurt 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku sot pati një takim me përfaqësuesin në Kosovë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), z. Kobakov.

Në takim Ministri Çollaku vlerësoi ndihmën e BERZH-it sidomos në përkrhajen e sektorit privat por edhe atij publik. Z. Kobakov e informoi ministrin mbi Strategjinë për Kosovën të BERZH-it dhe palët u pajtuan se orientimet strategjike që dalin nga kjo strategji janë në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë, z. Kobakov përmendi projektet në sektorin publik dhe atë privat që është duke i implementuar BERZH-i, siç janë projektet për rehabilitimin e infrastrukturës hekurudhore dhe asaj rrugore, transportin publik urban, themelimin e fondit për investim në ndërmarrje, për gratë në biznes, sektorin e bujqësise si dhe projektet për energjinë efikase.

Të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të gjejnë mënyra të reja për bashkëpunim në përkrahje të zhvillimit ekonomik të vendit.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *