Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku ka zhvilluar sot një takim me shefin e Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë, z. Pierre Weber

27 Shkurt, 2015

Prishtinë, 27 shkurt 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z.Bekim Çollaku ka zhvilluar sot një takim me shefin e Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë, z. Pierre Weber, me të cilin ndër të tjera kanë biseduar për bashkëpunimn bilateral,  nënshkrimin e MSA-së dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Fillimisht, ministri Çollaku është shprehur mirënjohës për ndihmën politike dhe ekonomike që ka dhënë Luksemburgu për Republikën e Kosovës. Po ashtu, z. Çollaku e falënderoi  z. Weber për nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit sipas së cilës do të ofrohet ndihmë financiare për sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe trajnimeve si dhe sektorin e ujërave. Në kuadër të ndihmës, z. Weber u zotua edhe për përkrahjen në procesin e integrimit evropian si dhe për projekte tjera specifike që do të dalin nga programi i qeverisë.

Edhe gjatë këtij takimi, ministri Çollaku përsëriti se dy objektivat kryesore mbesin nënshkrimi i  MSA-së dhe procesi i liberalizimit të vizave. Lidhur me këto dy procese ai ritheksoi se “Kosova është e gatshme të nënshkruaj MSA-në ndërsa gjithashtu është në fazën përfundimtare për të përmbushur obligimet e veta në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Sa të përmbushim të gjitha obliginet tona, presim  që edhe Brukseli të njoh këto të arritura dhe t’i shpërblejë në mënyrë meritore. Nuk ka më vend për retorikë, Republika e Kosovës ka nevojë për hapa konkret drejt jetësimit të integrimit evropian.“

Të dy bashkëbiseduesit në takim u zotuan se ndërmjet dy shteteve do të ketë një bashkëpunim edhe më intensiv nëprocesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

Last modified: 12 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministri Çollaku ka zhvilluar sot një takim me shefin e Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë, z. Pierre Weber "

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-ka-zhvilluar-sot-nje-takim-me-shefin-e-ambasades-se-luksemburgut-ne-prishtine-z-pierre-weber/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 74150 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-ka-zhvilluar-sot-nje-takim-me-shefin-e-ambasades-se-luksemburgut-ne-prishtine-z-pierre-weber/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-ka-zhvilluar-sot-nje-takim-me-shefin-e-ambasades-se-luksemburgut-ne-prishtine-z-pierre-weber/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *