Integrimi Evropian

Ministri i Integrim Evropian Bekim Çollaku paraqet dorëheqjen nga pozita e ministrit

9 Shtator, 2016

Prishtinë, 9 shtator 2016 – Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku mbajti një konferencë për media ku bëri publike kërkesën për lirim nga detyra si Ministër i Integrimit Evropian e cila është miratuar nga kryeministri.

Nga momenti i emërimit ministër i Integrimit Evropian në dhjetor të 2014-ës, Çollaku,
i kishte përcaktuar dy prioritete kryesore të cilat janë pjesë e Programit Qeveritar 2015-2018.
Prioriteti i parë ishte vendosja e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian (BE) nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), ndërsa ai i dytë, ishte përfundimi i përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Përderisa prioriteti i parë është zbatuar me sukses dhe janë duke u  formësuar rezultatet e para të zbatimit të MSA-së,  prioriteti i dytë ndodhet në fazën e vet përfundimtare në kuadër të vendimmarrjes brenda institucioneve të BE-së.

Me këtë rast i gjithë stafi i Ministrisë së Integrimit Evropian, i dëshiron shumë suksese z.Çollaku në angazhimin e tij të radhës.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *