Integrimi Evropian

Mbahet takimi inaugurues i Grupit Punues për adresimin e Çështjeve të Barazisë Gjinore në Procesin e Integrimit Evropian

14 Shtator, 2016

Prishtinë, 14 shtator 2016 – Në Ministrinë e Integrimit Evropian, sot u mbajt takimi inaugurues i Grupit Punues për adresimin e Çështjeve të Barazisë Gjinore në Procesin e Integrimit Evropian, i cili është themeluar me vendim të ish ministrit për Integrim Evropian  z. Bekim Çollaku.

Ky grup, ka rol këshillues në përfshirjen e çështjeve të barazisë gjinore në proceset e Integrimit Evropian, përkatësisht në: programimin e fondeve të BE-së nën platformën IPA II; rishikimin e Programit Kombëtar për zbatimin e MSA-së (PKZMSA) si dhe përpilimin e Inputit për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Me këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi,  theksoi se për MIE-në përfshirja e çështjeve të barazisë gjinore është e një rëndësie të veçantë dhe i dëshiroi suksese anëtarëve të grupit në punën e tyre.

Ndërkaq anëtare të Grupit Punues janë përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Evropian, shoqërisë civile si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare.

 

Last modified: 10 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *