Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku shpërndau dhurata për fëmijët e komuniteteve Romë,Ashkali dhe Egjiptianë

30 Dhjetor, 2014

Prishtinë. 30 dhjetor 2014 – Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku vizitoi sot  Qendrën për Bashkëpunim dhe Integrim “Fidan Lahu” në Fushë Kosovë OJQ-në  “Health for All” , ku kaloi disa momente me fëmijët e Komunitetve Romë,Ashkali dhe Egjiptianë.

Ministri Çollaku me këtë rast dhuroi donacion disa kompjuter të përdorur dhe pajisje të ndryshme kompjuterike për fëmijët e këtij komuniteti. Ministri Çollaku në OJQ-në “Health for All” shpërndau edhe disa pako me dhurata për festën e Vitit të Ri.

“Ministria e Intëgrimit Evropian është angazhuar fuqishëm në përmirsimin e kushteve të jetës së komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë, si dhe integrimin e plotë të tyre në shoqëri përmes Strategjisë dhe Planit të Veprimit” , u shpreh ministri Çollaku. Ai poashtu tha se “Ky donacion sa do i vogel që është ka për qëllim kryesor përmirësimin e kushteve të jetës të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë “ do të angazhohemi vazhdimisht për  krijimin e kushteve politike, sociale, ekonomike, arsimore dhe kulturore, krijimin dhe forcimin e identitetit, respektimin dhe mbrojtjen e vlerave të këtyre komuniteteve, tha ministri Çollaku..

Drejtori i organizatës “Health for All”, Gëzim  Hoti, duke falënderuar Ministrin për këtë nismë, theksoi se vizita të tilla shërbejnë si mjet sensibilizimi për integrimin e plotë të këtyre  komuniteteve  në shoqëri.

“Ne si staf i organizates “Health for All”,  dhe ne emër  të komuniteteve  RAE  ju faleminderojmë për këto dhurata, dhe mirëpresim   shumë perkushtimin  e Ministrisë së Integrimit Evropian për përkrahjen që na ka ofruar”

Donacion prej disa kompjuterëve  dhe paisjeve të ndryshme kompjuterike  nga Ministria e Integrimit  Evropian sot ka marrë edhe Shkolla e Mesme “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe.

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministri Çollaku shpërndau dhurata për fëmijët e komuniteteve Romë,Ashkali dhe Egjiptianë "

  1. big gaming thotë:

    … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-shperndau-dhurata-per-femijet-e-komuniteteve-romeashkali-dhe-egjiptiane/ […]

  2. 티비위키 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-shperndau-dhurata-per-femijet-e-komuniteteve-romeashkali-dhe-egjiptiane/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *