Prishtinë, 26. dhjetor 2014 – Ministri për Integrim Europian Bekim Çollaku priti në një takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songül OZAN.
Ministri Çollaku, gjatë takimit njoftoi ambasadoren rreth punës, prioriteteve të MIE’së duke e venë theksin kryesor në procesin e liberalizimit te vizave dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Temë diskutimi ishte edhe fuqizimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në projekte të përbashkëta të interesit reciprok ndërshtetror.
Ministri Çollaku u shpreh mirënjohës për vizitën e ambasadores turke dhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë.
Last modified: 12 Gusht, 2022