Integrimi Evropian

Ministri Bekim Çollaku priti ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi

8 Janar, 2015

Prishtinë, 8 janr 2015 – Sot Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi. Gjatë bisedës, Ministri Çollaku e falënderoi ambasadorin Minxhozi për kontributin e dhënë në avancimin e bashkëpunimit, dhe vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme diplomatike në mes të dy vendeve.

Poashtu, Ministri Çollaku potencoi qasjen pozitive dhe proaktive të Shqipërisë ndaj avancimit të Kosovës në agjendën evropiane dhe arenën ndërkombëtare. Ai tha se: “Shqipëria ka qenë dhe mbetet një nga shtetet kryesore përkrahese të Kosovës drejt proceseve integruese Euro-Atlantike dhe të foricimit të subjektivitetit ndërkombëtarë. Bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive tona është intensifikuar për të bashkërenduar dhe harmonizuar prioritetet tona në mënyrë që të realizojmë synimet tona”.

Ndërkaq, Ambasadori Minxhozi e uroi Ministrin Çollaku për emërimin e tij dhe u zotua se Shqipëria do të vazhdojë të përkrahë Kosovën duke e mbeshtetur atë në të gjitha proceset integruese euro-atlantike dhe më gjerë.

Last modified: 12 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *