Integrimi Evropian

Ministri Çollaku priti në takim Ambasadoren Jacobson

23 Janar, 2015

Prishtinë 23 janar 2015. Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Tracey Ann Jacobson. Së pari Ministri Çollaku falënderoi Ambasadoren për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të për Republikën e Kosovës, sidomos për përkrahjen e vazhdueshme ofruar Republikes së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe ndërmarrjes së reformave në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike. Ministri Çollaku dhe ambasadorja Jacobson biseduan për angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës drejt plotësimit të kritereve në kuadër të agjendës Evropiane. Që të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Kosova ka arritur progres në këtë rrugë, dhe se pritet nënshkrimi i MSA-së e cila do ta afrojë Kosovën edhe më fuqishëm drejtë aspiratave të saja për në Bashkimin Evropian. “Një shtyllë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe prioritet i Qeverisë është agjenda evropiane e Kosovës, jemi duke bërë reformat e nevojshme në mënyrë që Kosova të avancoj në  këtë proces duke nënshkruar MSA-në dhe duke siguruar lëvizjen e lirë dhe pa viza për qytetarët tanë në vendet anëtare të Zonës Schengen” tha ministri Çollaku. Ambasadorja Tracey Ann Jacobson, duke uruar ministrin për detyrën e re, theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën drejt arritjes së synimeve të saja strategjike për të qenë pjesë e familjes euro-atlantike.

Last modified: 12 Gusht, 2022

2 Responses to " Ministri Çollaku priti në takim Ambasadoren Jacobson "

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *