Prishtinë, 23 janar 2015 – Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku priti në takim njohës Ambasadorin jo-rezident të Letonisë në Kosove z. Alberts Sarkanis.
Me Ambasadorin Sarkanis, Ministri Çollaku ka diskutuar për zhvillimet më të fundit në vend, si dhe për avansimin e Kosovës me agjendën Evropiane.
Ministri Çollaku shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen që Letonia ka dhënë, posaqërisht në këto katërmbëdhjetë vitet e fundit, gjë që po vazhdon të japë tani për një zhvillim demokratik të Kosovës. Poashtu, edhe me përkrahjen e vazhdueshme me procesin e integrimit Evropian të vendit tonë.
Më tutje ministri Çollaku potencoi se Kosova ka qenë plotësisht e përkushtuar që të përmbush të gjitha kriteret që na janë vënë dhe presim që nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociim të ndodhë në periudhën e paraparë. Poashtu, Kosova ka zbatuar udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave dhe presim që Bashkimi Evropian të konkretizoj edhe këtë përkushtim të Kosovës duke hequr regjimin e vizave në një afat sa më të shkurtër.
Nga ana e tij Ambasadori Sarkanis shpalosi prioritetet e Letonisë si udhëheqëse e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, në fokus të bisedës së tij ambasadori shpalosi qëndrimet e Presidencës ndaj politikave të zgjërimit por edhe zgjërimin e bashkëpunimit me Kosovën gjatë kësaj periudhe.
Last modified: 12 Gusht, 2022