Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku priti Ambasadoren Daviet

22 Dhjetor, 2014

Pishtinë, 22 dhjetor 2014. – Bekim Çollaku, Ministri për Integrim Evropian të Republikës së Kosovës, sot zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Francës në Kosovë znj. Maryse DAVIET.

Në këtë takim, ministri Çollaku falenderoi ambasadorën Daviet për ndihmën e përhershme që Franca ka ofruar dhe vazhdon të ofroj për Kosovën në të gjitha sferat, si në kuadër të shtetndërtimit poashtu, të plotësimit të kritereve për integrim në Bashkimin Evropian (BE).

“Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian është në rrugë të sigurtë dhe për arritjen e ketij qëllimi, është shtuar edhe dinamika e punës në përmbushjen e kritereve të domosdoshme. Institucionet e Kosovës dhe qytetarët tanë janë plotësisht të përkushtuar për t’i kontribuar procesit të integrimit evropian të bindur se antarësimi në familjën evropiane është plotësisht në përputhje me interesin tonë nacional për një shtet dhe shoqëri që ndan dhe afirmon vlerat civilizuese perendimore”, tha ndër të tjera Ministri Çollaku.

Ambasadorja Daviet e uroi ministrin Çollaku për përgjegjësinë e re dhe u zotua se Qeveria Franceze nëpërmjet Ambasadës në Kosovë do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e sajë drejt anëtarësimit në BE.

Një rëndësi e veçantë në këtë takim iu kushtua problemit të migrimit të parregullt të qytetarëve të Kosovës në vendet anëtare të BE-së. Ishte konkludim i përbashkët se “trendi në rritje i migrimit i paregult duhet të ndalohet sepse në të kundërtën mund ta rrezikoj procesin shumë të rëndësishëm për liberalizimin e vizave. Duke adresuar këtë problematik, ministri Çollaku theksoi se qeveria e Kosovës është duke ndërmarë veprime konkrete që ky trend i migirimit të parregullt të ndalët. Për të qenë më efikas në ndalimin e kësaj dukurie negative, ministri Çollaku dhe ambasadorja Daviet u pajtuan se është e nevojshme që të themelohet një Task Force në nivelin më të lartë të qeverisë e cila në bashkëpunim me institucionet relevante, duke përfshirë shoqërinë civile dhe mediat, do të ndërmerr veprime të koordinuara për të ndalur trendin në rritje të migrimit të parregullt”.

 

 

Last modified: 12 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministri Çollaku priti Ambasadoren Daviet "

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-priti-ambasadoren-daviet/ […]

  2. this website thotë:

    … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-priti-ambasadoren-daviet/ […]

  3. bloten tieten thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you can find 27777 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-priti-ambasadoren-daviet/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you will find 37434 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-priti-ambasadoren-daviet/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *