Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Pritoritet për vitin 2015: Vizat dhe MSA-ja

18 Dhjetor, 2014

Në një editorial për të përditshmen “Koha Ditore”, Ministri Çollaku foli për prioritetet e MIE për vitin 2015. – Dy prioritetet e qarta për vitin 2015 do të jenë nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe zbatimi i rekomandimeve të fundit në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Prishtinë, 18 dhjetor 2014 –  Viteve të fundit grafikoni i ecurisë së Kosovës drejt Bashkimit Evropian është karakterizuar me një dinamikë eksponenciale. Pas shumë vitesh mungesë të zhvillimeve për shkak të arsyeve, kryesisht, viti 2012 shënon dy ngjarje të rëndësishme që kanë shtyrë përpara agjendën evropiane të Kosovës, Në vitin 2012 fillon procesi i liberalizimit të vizave si dhe në të njëjtin vit, publikohet Studimi i Fizibilitetit, ku rekomandohet fillimi i negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Gjatë viteve pasuese agjenda evropiane ka dominuar punën e qeverisë së Kosovës dhe disa zhvillime shumë pozitive në këtë drejtim kanë ndodhur deri më tani. Kanë filluar dhe përfunduar me sukses negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Kosova u bë anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe anëtare e Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (CoE). Është nënshkruar marrëveshja kornizë me Bankën Evropiane për Investime dhe Kosova vazhdoi punën në përmbushjen e rekomandimeve për liberalizimin e vizave. Tash së fundi në mbledhjen e Këshillit të Bashkimin Evropian të datës 16 dhjetor janë miratuar konkluzionet të cilat janë inkurajuese dhe konfirmojnë perspektivën evropiane për Kosovën. Konkluzionet japin mbështetje konkrete nënshkrimit të MSA-së si dhe procesit të liberalizimit të vizave. I gjithë ky progres do të ishte i pamundur pa punën e palodhshme të shërbimit civil në të gjitha ministritë përkatëse dhe përkrahjen e të gjithë spektrit politik, pozitë dhe opozitë, të nivelit qendror dhe lokal. Natyrisht, një rol të pazëvendësueshëm gjithnjë ka pasur dhe do të ketë përkrahja e të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe ato vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Qeveria e Republikës se Kosovës do të vazhdoj të trajtoj procesin e integrimit Evropian si proces i cili gëzon përkrahjen maksimale të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe partive politike. Gjatë vitit 2015, procesi i integrimit Evropian duhet të përqendrohet në materializimin e të gjithë progresit të shkëlqyeshëm të arritur viteve të fundit. Dy priorietet të qarta për vitin 2015 do të jenë nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe zbatimi i rekomandimeve të fundit në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Gjatë vitit 2014, Marrëveshja për Stabilizim Asocim është negociuar në një afat rekord prej 6 muajve. Kjo marrëveshje është themeli i procesit integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Marrëveshja në thelb përmban një kombinim të mjeteve  politike, juridike dhe ekonomike të cilat duhen përmbushur për t’iu bashkuar bllokut më të fuqishëm politik dhe ekonomik në botë. MSA paraqet kornizë ligjore që ofron stabilitet dhe siguri për investitorët, dhe si e tillë krijon bazë të shëndoshë për investime të huaja direkte dhe gjenerimin e vendeve të punës. Në kuadër të marrëveshjes, BE që nga hyrja në fuqi e MSA-së do të liberalizon plotësisht tregun e BE-së për produktet e Kosovës, ndërsa Kosova do të vazhdon të mbrojë disa kategori të caktuara të produkteve që kanë një rëndësi të veçantë për prodhuesit tanë për 5, 7 deri në 10 vite. Gjatë vitit 2015, prioritet ynë do të jetë koordinimi i gjithë procesit për të siguruar nënshkrimin e Marrëveshjes Stabilizim Asociimi dhe hapjen e rruges për hyrjen e saj në fuqi. Kosova ka filluar procesin e liberalizimit të vizave në vitin 2012. Kriteret e vendosura kanë qenë disa herë më të vështira se për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, që nga viti 2012, institucionet shtetërore kane punuar maksimalisht në përmbushjen e secilit kriter të paraparë në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Sfidë e veçantë mbetet migrimi ilegal të cilin do e adresojmë me seriozitet. Konsideroj që është bërë një progres i jashtëzakonshëm, por njëkohësisht jemi të vetëdijshëm që kanë mbetur edhe disa kritere që duhet plotësuar. Në këtë drejtim, gjatë vitit 2015 do të intensifikojmë dinamiken e adresimit të kritereve të pa përmbushur në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Në muajt e parë të vitit 2015, synojmë të dorëzojmë raportin përfundimtar për përmbushjen e kritereve të liberalizimit të vizave. Kjo do të hap rrugë për vlerësimin përfundimtarë të Komisionit Evropian. Sa i përket vitit 2015 nuk deshiroj të jam as optimist as pesimist. Nuk dua të jap afate, as premtime. Dua të jam realist dhe t’ju tregoj planet dhe aktivitetet konkrete që kemi për vitin 2015. Kemi bërë një progres të pakontestueshëm në disa vite të fundit. Viti 2015 duhet të materializoj këtë progres dhe të përmbyll suksesshëm këto dy procese të rëndësisë së veçantë për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës. (Autori është Ministër i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Republikës së Kosovës)

Last modified: 12 Gusht, 2022

3 Responses to " Pritoritet për vitin 2015: Vizat dhe MSA-ja "

  1. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/pritoritet-per-vitin-2015-vizat-dhe-msa-ja/ […]

  2. alwero thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/pritoritet-per-vitin-2015-vizat-dhe-msa-ja/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/pritoritet-per-vitin-2015-vizat-dhe-msa-ja/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *