Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku pritet në takim nga ministri i Jashtëm i Lituanisë, z. Linas Linkevicius

8 Qershor, 2015

Vilnius, 8 qershor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, është pritur sot në takim nga ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, z. Linas Linkevicius, i cili rikonfirmoi mbështetjen e Lituanisë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Ministri Çollaku fillimisht ka falënderuar Ministrin Linkevicius për përkrahjen e vazhdueshme  që Lituania i ka ofruar Kosovës, si në rrafshin diplomatik, bashkëpunimit bilateral, ashtu edhe me prezencën e tyre në kuadër të misioneve të KFOR-it dhe EULEX-it, si dhe e ka njoftuar me progresin e shënuar në sferën e integrimit evropian e në veçanti në adresimin e dy prioriteteve për këtë vit që janë liberalizimi i vizave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Duke qenë se Kosova është afër nënshkrimit të MSA-së, Ministri Çollaku i ka shprehur mirënjohjen Ministrit Linkevicius për qëndrimin konsistent dhe përkrahës, kur dihet që negociatat për MSA-në kanë nisur pikërisht gjatë Presidencës lituanese të Bashkimit Evropian. Ministri Çollaku theksoi se “Lituania mbështet plotësisht të ardhmen evropiane të Kosovës dhe do t’i jap mbështetje të plotë Kosovës në nënshkrimin e MSA-së dhe në përmbylljen me sukses të procesit të liberalizimit të vizave”.

Po ashtu bashkëbiseduesit janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes të dyja shteteve, sidomos në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, shkëmbimeve studentore etj. “Kosova dhe Lituania kanë marrëdhënie shumë të mira bilaterale, popujt tanë kanë të përbashkëta të shumta dhe këto vizita i kontribuojnë thellimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona”, nënvizoi ministri Çollaku.

Gjatë vizitës në Vilnius, Ministri Çollaku duke kujtuar pjesëtarin lituanes të misionit të EULEX-it Audrius Senavicius, i vrarë në detyrë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, përcolli edhe njëherë mesazhin e Institucioneve dhe popullit të Kosovës, për dhimbjen që kemi bashkëndjerë me familjen dhe popullin lituanes, duke shprehur bindjen se kujtimi për doganierin Senavicius do të mbetet gjithmonë një inspirim për forcimin e sundimit të ligjit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës.

#Video-link

– See more at: https://www.mei-ks.net/sq/lajmet-mei/ministri-collaku-pritet-ne-takim-nga-ministri-i-jashtem-i-lituanise-z-linas-linkevicius#sthash.c8M9Itgx.dpuf

Last modified: 11 Gusht, 2022

5 Responses to " Ministri Çollaku pritet në takim nga ministri i Jashtëm i Lituanisë, z. Linas Linkevicius "

  1. uniccv thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pritet-ne-takim-nga-ministri-i-jashtem-i-lituanise-z-linas-linkevicius/ […]

  2. Chanda Allhands thotë:

    Definitely believe that which you said. Your favorite reason seemed to be on the net the simplest thing to be aware of. I say to you, I definitely get annoyed while people consider worries that they just do not know about. You managed to hit the nail upon the top and defined out the whole thing without having side effect , people could take a signal. Will likely be back to get more. Thanks

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 64438 additional Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pritet-ne-takim-nga-ministri-i-jashtem-i-lituanise-z-linas-linkevicius/ […]

  4. Bauc144 thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pritet-ne-takim-nga-ministri-i-jashtem-i-lituanise-z-linas-linkevicius/ […]

  5. see here thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 26586 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-pritet-ne-takim-nga-ministri-i-jashtem-i-lituanise-z-linas-linkevicius/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *