Integrimi Evropian

Ministri Çollaku në takim përshëndetës me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës

11 Qershor, 2015

Prishtinë, 11 qershor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në një takim përshëndetës, znj. Anne Meskanen, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Finlandës, në përfundim të mandatit të saj diplomatik në Prishtinë.

Duke e vlerësuar lartë kontributin e Finlandës ndaj Kosovës, përkrahjen në procesin integrues në BE si dhe duke i cilësuar të shkëlqyera raportet mes të dyja shteteve, ministri Çollaku, i ka dëshiruar znj. Meskanen suksese në misionin e ardhshëm diplomatik dhe e ka falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm.

Po ashtu e ka njoftuar në detaje edhe me zhvillimet e fundit në kuadër të prioriteteve që dalin nga agjenda evropiane e që për këtë vit janë: nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe liberalizimi i vizave. Ministri Çollaku, ka potencuar se këto dy procese pritet të përmbyllen suksesshëm këtë vit duke pasur edhe përkrahjen e shteteve mike të Kosovës.

Së bashku kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes të dyja shteteve.

Ndërkaq znj. Meskanen, ka ripërsëritur qëndrimin mbështetës të shtetit Finlandez karshi rrugës integruese të Kosovës në BE, si dhe ka inkurajuar institucionet që të punojnë në drejtim të përmbushjes së kritereve të nevojshme që qojnë në këtë drejtim.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *