Integrimi Evropian

Ambasadori norvegjez Jan Braathu pritet në takim nga ministri Çollaku

11 Qershor, 2015

Prishtinë, 11 qershor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jan Braathu, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në vend, bashkëpunimin bilateral, si dhe agjendën evropiane të Kosovës.

Ministri e ka falënderuar për përkrahjen e fuqishme që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi në shumë forma gjatë procesit të shtetndërtimit me theks të veçantë në mbështetjen financiare si një prej donatorëve kryesor.

Kurse ambasadori Braathu, ka shprehur vullnetin e shtetit norvegjez për t’i ofruar mbështetje të mëtejshme Kosovës.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *