Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministri Çollaku mori pjesë në inaugurimin e instilacionit artistik “Mendoj për ty”

12 Qershor, 2015

Prishtinë, 12 qershor 2015 –  Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të instalacionit artistik “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio në Stadiumin e Prishtinës, që pati për qëllim portretizimin e figurës së gruas kosovare që ka përjetuar dhunë gjatë luftës në Kosovë por që ka pasur forcë të mbijetoj dhe të vazhdoj para.

Me mijëra fustane të ekspozuara në këtë stadium që u dhuruan nga mija qytetarë në kuadër të organizimit për grumbullimin e tyre nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, sipas ministrit Çollaku, shërbyen për të treguar edhe njëherë se gratë e mbijetuara e kanë dhe do ta kenë çdo herë mbështetjen e të gjithë shoqërisë sonë.

“Përmes një instilacioni të tillë artistik ne kthehemi dhe mendojmë për të kaluarën tonë të dhimbshme, për të gjitha sakrificat dhe dëmet që na u shkaktuan. Sot, nënat, motrat, shoqet e gratë tona janë ato që u solidarizuan me njëra tjetrën për të treguar edhe njëherë unitet e përkrahje të fuqishme që dëshmon se viktimat dhe mbijetuesit që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës dhe që ja dolën të vazhdojnë përpara, janë pjesë e jona dhe se të gjithë së bashku duhet të angazhohemi për një trajtimin të tyre dinjitoz duke e njohur dhimbjen, dëmin e thellë që iu është shkaktuar secilës prej viktimave të shumta në vendin tonë. Secili prej nesh e ka për detyrë të luftoj stigmatizimin e kësaj pjese të shoqërisë tonë, dhe se të gjithë duhet të mburremi me fuqinë e tyre për të ecur përpara”, tha ministri Çollaku.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

4 Responses to " Ministri Çollaku mori pjesë në inaugurimin e instilacionit artistik “Mendoj për ty” "

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-mori-pjese-ne-inaugurimin-e-instilacionit-artistik-mendoj-per-ty/ […]

  2. 늑대닷컴 thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-mori-pjese-ne-inaugurimin-e-instilacionit-artistik-mendoj-per-ty/ […]

  3. Web Hosting thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-mori-pjese-ne-inaugurimin-e-instilacionit-artistik-mendoj-per-ty/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you will find 98847 more Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-mori-pjese-ne-inaugurimin-e-instilacionit-artistik-mendoj-per-ty/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *