Integrimi Evropian

Ministri Çollaku do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Lituanisë

7 Qershor, 2015

Prishtinë, 7 qershor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku udhëton sot për në Lituani,  ku do të zhvilloj  takime  me zyrtar të lartë të shtetit lituanes me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe marrjes së përkrahjes për avancimin e prioriteteve të agjendës evropiane të Kosovës.

Ministri  Çollaku do të pritet  nga ministri i Jashtëm i Lituanisë, z. Linas Linkevicius, me të cilën do të flas ndër të tjera për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën. Takime do të zhvilloj edhe me përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore.

Vizita zyrtare në Lituani është në vazhdën e angazhimeve të Ministrit Çollaku për të intensifikuar komunikimin me shtetet anëtare të BE-së, me qëllim të rikonfirmimit të mbështetjes për nënshkrimin e MSA-së dhe përmbylljen me sukses të dialogut për liberalizimin e vizave.

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *