Integrimi Evropian

Ministri Çollaku: Çelës i stabilitetit është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

18 Shtator, 2015

Prishtinë, 18 shtator 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, priti sot në takim delegacionin e senatorëve italianë, të kryesuar nga z. Vannino Chiti, kryetar i Komisionit për Politika të BE-së në Senatin e Italisë.

Ministri Çollaku, duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës, ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz me nënshkrimin e MSA-së dhe rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Gjatë takimit Ministri Çollaku, ka nënvizuar se çelës i stabilitetit është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Kurse kryesuesi i delegacionit të senatorëve italianë në Komisionin për Politika të BE-së, z. Vannino Chiti ka rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për rrugën integruese të Kosovës në BE e në veçanti për dy prioritetet kryesore të agjendës evropiane që lidhen me liberalizimin e vizave dhe MSA-në. Ne këtë drejtim Senatori Chiti ka përgëzuar Ministrin Çollaku dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës për vendimet e fundit të guximshme dhe përgjegjshme, të cilat padyshim se forcojnë sovranitetin dhe perspektiven evropiane të vendit.

Po ashtu bashkëbiseduesit u dakorduan për nevojën e intensifikimit të komunikimit me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare, investimeve direkte, bashkëpunimit kulturor dhe bashkëpunimit ekonomik në përgjithësi.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

One Response to " Ministri Çollaku: Çelës i stabilitetit është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministri-collaku-celes-i-stabilitetit-eshte-integrimi-i-vendeve-te-ballkanit-perendimor-ne-bashkimin-evropian/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *