Integrimi Evropian

Ministri Çollaku pret në takim ambasadoren e Francës, Maryse Daviet

16 Shtator, 2015

Prishtinë, 16 shtator 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z.Bekim Çollaku ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, znj.Maryse Daviet.

Ministri Çollaku ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme që Franca po i ofron Kosovës në përgjithësi e veçanërisht në drejtim të integrimit në BE.

Ministri Çollaku ka nënvizuar faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz tani me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e MSA-së.

Në takim me ambasadoren Daviet, është diskutuar edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, me ç’rast  ambasadorja ka rikonfirmuar qëndrimin përkrahës të shtetit të saj në këtë drejtim.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *