Integrimi Evropian

Ministri Çollaku do të takohet me komisionerin Hahn në Bruksel

21 Shtator, 2015

Prishtinë, 21 shtator 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, udhëton sot për në Bruksel, ku do të takohet me komisionerin evropian për zgjerim, Johanes Hahn.

Më të do të bisedoj për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) si dhe për zhvillimet politike e bashkëpunimin rajonal.

Në prag të nënshkrimit të MSA-së dhe marrjes së rekomandimit për liberalizim të vizave ministri Çollaku gjatë periudhës në vazhdim do të zhvilloj takime tjera me përfaqësues të institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare të saj.

 

Last modified: 11 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *