Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Mbahet takimi i radhës për integrimin e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptianë

10 Mars, 2014

Prishtinë, 10 mars  2014 –  Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku organizoi takimin e radhës  me përfaqësuesit e shoqërisë civile që punojnë në fushën e integrimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptanë në Kosovë.

Ky takim kishte për qëllim diskutimin  lidhur me pakon e dokumenteve të aprovuara si dhe diskutim rreth cështjeve të cilat i prekin komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptianë,  mundësinë për bashkpunim më të mirë me në mes të Institucioneve dhe Shoqërisë Civile.

Gjatë takimit është diskutar edhe për   “Kornizësn Prioritare”,  dokument ky i cili pas shumë diskutimeve është aprovuar dhe si i tillë kërkon shumë punë dhe përgjegjësi nga të gjitha palët.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile u shprehën se takimet e këtij lloji janë shumë të rëndësishme me qëllim të koordinimit sa më të mirë në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve, ndër cështjet për të cilat u diskutua më së shumti, ishte nevoja për përkushtim edhe më të madh në integrimin  e komuniteteve  në Kosovë.

Ministrja Çitaku ju drejtua të pranishmëve se është jashtëzakonisht e interesuar të ngris bashkpunimin me shoqërinë civile në mënyrë që procesi i integrimit të komuniteteve Romë , Ashkali dhe Egjiptianë  në shoqërinë
kosovare të avancoj sa më shumë.

Me këtë rast ministrja tha se:” është shënuar progres në implementimin e Strategjise dhe te Planit te Veprimit për integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë, por kjo nuk do të thotë se puna jonë mbaron me kaq.Unë, si kryesuese e Komitetit Drejtues ndër institucional, kam vullnetin politik për të shtyrë dhe për të shpejtuar edhe më tej procesin e integrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë Kosovare.


Këtë vullnet dhe përkushtim do t’a kërkoja edhe nga ju si shoqëri civile  që së bashku të kemi rezultate edhe më të mira në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta,  që janë ndryshimet positive për jëtën dhe mirqënien e komuniteteve. Gjithmonë kur ka më shumë akterë në një “ekip”, 
që kanë po të njejtin qëllim,
Përfaqësuesit e shoqërisë civile ishin faleminderues  për takimin e sotëm dhe e mirëpritën vullnetin e Ministrës për të shtyer përpara procesin e integrimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë në shoqërinë kosovare.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

One Response to " Mbahet takimi i radhës për integrimin e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptianë "

  1. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-radhes-per-integrimin-e-komunitetit-rome-ashkali-dhe-egjiptiane/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *