Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë progresin në sektorin e tregtisë, industrisë, doganave dhe tatimeve

10 Mars, 2014

Bruksel, 10 mars, 2014 – Tregtia, industria dhe politikat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), doganat dhe tatimet ishin temat kryesore të diskutuara në takimin për Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asocimit (DPSA) të hënën, më 10 mars në Bruksel. Në takim u paraqitën zhvillimet kryesore në këto fusha, disa prej të cilave do të zënë vend të dukshëm në qasjen e re të Komisionit për qeverisjen ekonomike në rajonin e zgjerimit, e cila u shpall zyrtarisht në Londër më 24 shkurt.

Takimi u zhvillua gjatë një periudhe kur negociatat e MSA-së po ecin përpara me shpejtësi. Ndër çështjet e ngritura gjatë takimit u diskutua bilanci i tregtisë Kosovë – BE dhe shkëmbimi i të dhënave statistikore të tregtisë, dy faktorë të rëndësishme në negociatat e MSA-së. Përveç kësaj, Kosova prezantoi përmbajtjen dhe ndikimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë, e lidhur vitin e kaluar.

Në fushën e Doganave dhe Tatimeve, u diskutuan kapacitetet administrative dhe performanca e të dy autoriteteve. Është vërejtur progres i rëndësishëm në zgjidhjen e lëndëve të mbetura në kuadër të Bordit të Pavarur Shqyrtues.

Për sa i përket zhvillimit të sektorit të industrisë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), Kosova paraqiti, në veçanti, aktivitetet e ndërmarra në fushën e qasjes në financa dhe heqjen e barrierave administrative për biznesin. Përveç kësaj, u prezantuan dhe u diskutuan rezultatet e Indeksit të Politikave të NVM-ve 2013: Ballkani Perëndimor dhe Turqia, me vëmendje të veçantë në progresin në zbatimin e Aktit të Biznesit të Vogël për Evropën.

Zbatimi i konkluzioneve dhe veprimet pasuese të mbledhjes do të jenë me rëndësi kyçe në vlerësimin e progresit të Kosovës në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asocimit me BE-në, ku marrëdhëniet tregtare BE-Kosovë janë një nga prioritetet kyçe.

Takimet e Dialogut PSA, konkluzionet e të cilave shërbejnë për Raportin e ardhshëm të Progresit, janë organizuar së bashku me Ministrinë për Integrime Evropiane.

Informacion i përgjithshëm

Dialogu i PSA-së është një kornizë brenda së cilës Komisioni Evropian dhe administrata e Kosovës rregullisht diskutojnë çështje teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën evropiane. Dialogu PSA monitoron dhe përcjell arritjet e Kosovës në reforma dhe identifikon si mundet BE-ja të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria. Çdo takim rezulton në veprime pasuese, të vendosura bashkërisht, të cilat duhet të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.


Ka shtatë fusha që përfshihen në takimet sektoriale dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që BE-ja ka me kandidatët e tjerë dhe kandidatët potencialë. Këto shtatë sektorë janë:


– Drejtësia, liria dhe siguria
– Inovacioni, shoqëria e informacionit, politikat sociale, arsimi dhe kultura
– Tregtia, industria, doganat dhe tatimet
– Tregu i brendshëm, konkurrenca, mbrojta e konsumatorit dhe shëndetit
– Bujqësia, peshkimi, pylltaria, siguria e ushqimit
– Transporti, mjedisi, energjia, zhvillimi rajonal
– Çështjet ekonomike dhe financiare, statistikat

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

4 Responses to " Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë progresin në sektorin e tregtisë, industrisë, doganave dhe tatimeve "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-progresin-ne-sektorin-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimeve/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-progresin-ne-sektorin-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimeve/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-progresin-ne-sektorin-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimeve/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kosova-dhe-komisioni-evropian-diskutojne-progresin-ne-sektorin-e-tregtise-industrise-doganave-dhe-tatimeve/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *