Prishtinë,10 Mars 2014 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi mbajtën një takim plenar me ekspertët e Misionit Vlerësues të Komisionit Evropian, të cilët do të qëndrojnë në Kosovë gjatë kësaj jave për të vlerësuar nga afërë kriteret që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.,respektivisht Bllokun 2,kriteret që ndërlidhen me menagjimin e integruar të kufirit, dhe blloku 3, mbi rendin publik dhe sigurinë.
Misioni vlersues do të verifikoj zbatueshmërinë e kritereve që dalin nga udhërrëfyesi, rekomandimet e identifikuara në raportin e fundit për viza si dhe zbatueshmërinë e kornizës ligjore dhe strategjike.
Me këtë rast Ministrja Çitaku tha se:” Presim nga përfaqësuesit e institucioneve relevante të prezantojnë të arriturat në fushat që janë duke u vlerësuar, do të prezantohet korniza ligjore dhe strategjike, zhvillimet institucionale, resurset njerëzore dhe financiare dhe ajo që është më se e rëndësishme që gjatë këtij misioni vlerësues do të prezantohet trendi i zbatimit pasi që kjo edhe është pjesa më e rëndësishme e këtij misioni vlerësues. Duke prezantuar trendin, ekspertet e misionit vlerësues do të jenë në gjendje që të vlerësojnë edhe më mirë përkushtimin, angazhimin dhe punën që e kemi bërë deri më tani”.
Poashtu, Ministrja Çitaku shtoi se:” Raporti që është përgaditur dhe i është dorëzuar misionit vlerësues ky është një raport gjithëpërfshirës i përcjellur me shumë anexe. Raporti wshtë pregaditur dhe është ndarë me ekspertët e misionit vleruses, posaqërisht vlenë të theksohen statistikat të cilat prezantojnë një trend mjaft pozitiv. Njëkohësisht prezanton suksesin, gadishmërinë dhe tregon se sa është punuar, dhe njëkohësisht prezanton të arriturat reale dhe qëndrueshmërinë e veprimeve që i kemi ndërmarrë. Me fjalë tjera gjatë tërë kësaj kohe ne kemi ndërmarrë veprime proaktive të cilat së pari i kanë kontribuar sundimit të ligjit, shtetformimit por në të njejtën kohë kanë avancuar agjendën tonë të integrimit, respektivisht Liberalizimit të vizave”.
Nga ana e tijë, Ministri Rexhepi theksoi nevojën për të dhëna statistikore të harmonizuara si dhe kërkoi nga zyrtarët relevant që këto të dhëna të prezantohen sa më saktë pranë vlerësuesve të Komisionit Evropian. Më tej ministri Rexhepi tha se kërkesat për liberalizim janë përmbushur. . Ministri poashtu, tha se: “Egziston një bashkpunim i mirë ndërinstitucional për luftimin e ktimit të organizuar si me hetuesinë, gjykatat, por edhe me EULEX-in”.
Ndërsa nga ana e përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Udhëheqësi i Misionit Vlerësues për Liberalizimin e Vizave, Z. Ioan – Dragos Tudorache tha se: “Kosova është në rrugë të mbarë drejtë përmbushjes së kriterev që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, ky process nuk do të ndikohet nga zgjedhjet që do të ketë si në Bashkimin Evropian, por as në Kosovë, ky process kërkon të përmbushen teknike tw kritereve, është e rëndësishme se kemi arritë një komunikim të mirë mes institucioneve dhe se ju keni vendosur një legjislacion të mirë, për përmbushjen e kritereve për liberalizim e vizave, dhe se ky perkushtim duhet të vazhdoj edhe pas heqjes se regjimit te vizave per Kosovën”.
Misioni vlerësues do të ketë takime me zyrtarë të nivelit Qëndrorë dhe Lokal, si dhe do t’i inspektoj pikat kufitare nw twrw teritorin e Kosovws ,në këtë mënyrë është duke u relizuar kordinimi gjithëpërfshirës për të prezantuar zbatimin e të gjitha kritereve që kanë dalë nga udhërrëfyesi për liberlizimin e vizave.
Në fund të takimit Ministrja Çitaku i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit të përfshirë në këtë proces për punën e shkëlqyer që kanë bërë deri më tani dhe kërkoi një anagzhim shtesë në këtë fazë sepse ky është momenti kurë të arriturat tona duhet të prezantohen saktë. Njëkohësisht ajo kërkoi që po ky përkushtim të vazhdoj të mbizotëroj edhe në vazhdim të këtij procesi.
Last modified: 15 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-me-misionin-vleresues-per-liberalizimin-e-vizave/ […]