Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Mbahet takimi i dytë zyrtar i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së

27 Nëntor, 2013

Prishtinë, 27 nëntor 2013 – Sot u mbajt takimi i dytë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Nga ana e Qeverisë së Kosovës negociatat i kryesoj Minsitrja e Integrimit Evropian, znj. Vlora Çitaku, ndërsa nga ana e Komisonit Evropian, z. Joost Korte, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i DP Zgjerim të Komisionit Evropian.

Gjatë takimit të sotëm u shqyrtua progresi i arritur në negociimin e titujve të hapur me 27 tetor 2013, gjegjsisht titujve; IV, V dhe VI dhe në këtë drejtim negociatorët, Zëvendësministrat Nikaj dhe Kasapolli paraqitën detajet e progresit të arritur deri më tani, por edhe gjendjen e përgatitjes së takimeve të para të Grupeve Punuese që do të mbahen në Bruksel me 16-17 dhjetor.

Në vazhdimësi të takimit janë hapur negociatat për nenin 1 të MSA-së, si dhe titujt: Titulli 1: Parimet e përgjithshme, Titulli 3: Bashkëpunimi rajonal, Titulli 7: Drejtësia, Liria dhe Siguria, Titulli 8: Politikat e Bashkëpunimit, Titulli 9: Bashkëpunimi financiar, Titulli 10: Dispozitat e përgjithshme institucionale dhe përfundimtare.

Dispozitat e këtyre titujve do të rregullojnë marrëdhëniet e Kosovës dhe Bashkimit Evropian në më shumë se 26 fusha, siç janë: politikat ekonomike, zhvillimi i sistemit statistikor, sistemi bankar dhe i sigurimeve, prokurimi publik, sistemi doganor dhe tatimor, politikat audio-vizuale, dhe tjera.

Me takimin e sotëm Kosova dhe Bashkimit Evropian kanë hapur të gjithë titujt për negociata, përveç titullit të Dialogut Politik, i cili do të hapet gjatë raundit të ardhshëm të negocimit.

Pas përfundimit të takimit Ministrja Çitaku dhe Z. Korte mbajtën një konferencë për media.

Me këtë rast Ministrja Çitaku tha“Shpreh kënaqësinë që po vazhdojmë me proceset brenda afateve të parapara, dhe siç është paralajmëruar, po punojmë që e gjithë marrëveshja të negociohet deri në pranverë të vitit të ardhshëm. Nga takimi i kaluar e deri sot Grupet Punuese të Kosovës kanë shqyrtuar ofertën fillestare të Komisionit Evropian dhe gjatë muajit dhjetor ekipet tona teknike do të zhvillojn raundin e parë teknik të negociatave. Sot kemi hapur negociatat në 6 tituj tjerë të MSA-së, duke përfshirë edhe dispozitat e përgjithshme të MSA-së dhe ato që kanë të bëjnë me Bashkëpunimin Rajonal; Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë; Politikat e bashkëpunimit në një gamë të gjerë të politikave dhe sektorëve (përfshirë Ekonominë, Tregtinë, Sektorin Bankar, Kulturën, Arsimin, Energjinë, Bujqësinë, Promovimin e investimeve, Ndërmarrjet e Vogla të Mesme, Industrinë etj.); dhe gjithashtu është hapur për negociata eshte titulli i Bashkëpunimit Financiar. Shprehi kënaqësinë tonë për menyrën efiçiente të organizimit të procesit të negocimit deri me tani, gamën e gjerë dhe gjithëpërfshirëse të tekstit të MSA-së të prezantuar – në linjë me MSA-të e rajonit.”

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim, Joost Korte, tha: “Kosova duhet të vazhdojë me reformat e paraqitura në studimin e fizibilitetit të vitit të kaluar, si në sundim të ligjit, gjyqësi, administrim publik, reformë zgjedhore dhe Kuvend, mbrojtje të minoriteteve, tregti dhe treg të brendshëm. Ne po ashtu presim që raundi i dytë i zgjedhjeve më 1 dhjetor të zhvillohet në manërë të qetë dhe sipas procedurave. Kosova duhet të vazhdojë me një angazhim konstruktiv në dialogun me Serbinë dhe duhet të zbatojë marrëveshjet e arritura”.

Informatat e përgjithshme:

Në muajin dhjetor te vitit të kaluar, Këshilli Evropian ka konfirmuar progresin dhe mundësinë e hapjes së negociatave për MSA ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo mundësi është kushtëzuar me obligimin e Kosovës që të përmbush kriteret afatshkurta të  përshkruara në Studimin e Fizibilitetit.

Në muajin prill të këtij viti, Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur kriteret afatshkurta në fushën e sundimit të ligjit, administrates publike, të drejtave të minoriteteve dhe tregtisë. Në qershor, duke pas parasysh përmbushjen e kritereve afatshkurta, Këshilli Evropian vlerësoj arritjet dhe konfirmoj nisjen e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi.

Negociimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi është hapi i parë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Last modified: 15 Gusht, 2022

2 Responses to " Mbahet takimi i dytë zyrtar i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së "

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 27684 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-dyte-zyrtar-i-negociatave-per-marreveshjen-e-stabilizim-asociimit-ndermjet-kosoves-dhe-be-se/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/mbahet-takimi-i-dyte-zyrtar-i-negociatave-per-marreveshjen-e-stabilizim-asociimit-ndermjet-kosoves-dhe-be-se/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *