Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

U MBAJT TAKIMI I RADHËS I KOMITETIT DREJTUES PËR LIBERALIZIM TË VIZAVE

27 Nëntor, 2013

Prishtinë, 27 nëntor 2013 – Sot, nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe me pjesëmarrjen e Kryeministrit Z. Hashim Thaçi, u mbajt takimi i rregullt i Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave.

Në fjalën hyrëse, Kryeministri i Kosovës Z. Hashim Thaçi tha se:
 “më pak se tri ditë pune na ndajnë nga misioni faktmbledhës i cili do ta vlerësojë zbatimin e kritereve të tri nga pesë blloqet për liberalizim të vizave, prandaj edhe ju kemi ftuar të diskutojmë rreth përgatitjeve të nevojshme për mbarëvajtjen e këtij misioni faktmbledhës. Ky mision do të  vlerësoj progresin që kemi arritur deri më sot pasiqë për një kohë të gjatë nuk ka pasë një vlersim të tillë nga Komisioni Europian. Në fakt është bërë një vit që kurë Komisioni Evropian ka bërë vlerësimin e fundit për procesin e Liberalizimit të Vizave dhe për këtë arsye pres dhe jam më se i sigurt që zyrtarët me të cilët do të takohen ekspertët e BE-së do të jenë në gjendje të prezantojnë një situatë shumë të avancuar me atë që ka qenë para një viti, dhe kështu të dëshmojmë përkushtimin dhe seriozitetin që e kemi treguar gjatë kësaj kohe.”

Kryeministri Thaçi vazhdoi për të thënë se
:” Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që procesi i liberalizimit të vizave ka për vendin tonë, për këtë arsye pres nga ju që javën e parë të dhjetorit të jeni maksimalisht të përgatitur, të siguroheni që stafi juaj të jetë i gatshëm dhe në krye të detyrës, të jenë të pajisur më të gjitha informatat dhe statistikat e nevojshme për ta prezantuar punën që është ndërmarrë deri më tani. Ky mision do të vlerësoj tri blloqet e para, respektivisht zbatimin e kritereve që ndërlidhën me fushën e riatdhesimit, riintegrimit, sigurisë së dokumenteve përsonale, migrimit, dhe azilit. Përderisa blloqet e mbetura mbetet të vendoset nga Komisioni evropian se kurë do të bëjnë një vlerësim të ngjashëm me vlersimin në fjalë. Ne ndërkohë ne duhet dëshmuar me fakte dhe vepra punën që është bërë deri më tani në zbatimin e këtyre kritereve si dhe të sigurojmë që në vazhdimësi do ti zbatojmë kriteret e blloqeve tjera.

Gjatë takimit, Ministrja Çitaku u fokusua në çështje konkrete që i referohen përgatitjeve që janë bërë për të dokumentuar zbatueshmërinë e planit të veprimit për liberalizim të vizave dhe adresimit të konkluzioneve kryesore nga blloqet përkatëse.

Me këtë rast Ministrja Çitaku tha se:
” Kam kënaqësinë që sot të diskutojmë përgatitjet për misionin faktmbledhës me anëtarët e rregullt të Komitetit drejtues për liberalizim të vizave dhe zyrtarët tjerë të institucioneve qendrore dhe komunale më të cilët ekspertët e Komisionit Evropian do të kenë mundësi të takohen dhe të marrin informatat e nevojshme mbi zbatimin e kritereve për liberalizim  të vizave. Me këtë rast kërkoj nga ju që në takimet me zyrtarët e BE-së të prezantoni në mënyrë afirmative të arriturat e vendit tonë, të keni me vete të gjitha dokumentet e nevojshme që mbulojnë këto fusha, që keni shfrytëzuar për të zbatuar këto kritere. Për më tepër ju duhet të jeni të pajisur me statistikat dhe raportet e nevojshme me të cilat do ta dëshmoni zbatimin e kritereve në fjalë.

Ministrja Çitaku poashtu, potencoi se:” Sa i përket përgatitjeve të ndërmarra, ne tashmë e kemi negociuar agjendën e misionit faktmbledhës, kemi caktuar takimet në nivel qendrorë dhe lokal, kemi përpiluar listën e zyrtarëve me të cilët do të takohen, dhe kemi mbajtë takime pregaditore me të gjithë zyrtartë kompetentë nivelit qendrorë dhe komunal me të cilët misioni vlerësues pritet të takohet. Në fund të javës presim që të përfundojmë një raport faktik të cilin do ta ndajmë me ekspertët e BE-së dhe të cilin sipas nevojës apo kërkesës së Komisionit Evropian mund ta elaborojmë edhe më detaisht. Për fund Ministra Citaku iu falënderua zyrtarëve të MPB-së dhe MIE-së për punën që e kanë ndërmarrë gjatë tërë kësaj kohe për të mundësuar një vlerësim sa më të mirë posaqërisht Sekretariatit për viza të cilët kanë dëshmuar një angazhim dhe profesionalitet të vërtet pa të cilët këto përgatitje nuk do të ishin kaq të avancuara.

Last modified: 15 Gusht, 2022

3 Responses to " U MBAJT TAKIMI I RADHËS I KOMITETIT DREJTUES PËR LIBERALIZIM TË VIZAVE "

  1. SLOT thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 96579 more Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-per-liberalizim-te-vizave/ […]

  2. buy viagra thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-per-liberalizim-te-vizave/ […]

  3. USA Gun Shops thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/u-mbajt-takimi-i-radhes-i-komitetit-drejtues-per-liberalizim-te-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *