Prishtinë, 26 nentor 2013 – Nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, sot është mbajtur takimi i parë koordinues për nisjen e procesit të programimit të Instrumentit të ri të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) për vitin 2014.
Takimi është mbajtur me prezencën e të gjitha institucioneve të linjës si perfituese në kuadër të planifikimit të asistencës së BE-së për periudhën 2014-2020. Gjatë takimit u diskutuan afatet për pergatitjen e projekt ideve për mbështetjen nga IPA dhe menyra e organizimit e grupeve punuese.
Më herët, në kuadër të një cikli të diskutimeve me të gjitha institucionet e përfshira, MIE së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë ka hartuar Strategjinë Kombetare për IPA, një dokument i përbashkët i Kosovës dhe Komisionit Evropian, ku paraqiten prioritetet për përkrahje financiare nga BE-ja në Kosovë për vitin 2014-2020.
Për periudhën e ardhshme, 2014-2020 asistenca e BE-së në Kosovë do të fokusohet në këta sektorë: i) sundimi i ligjit, ii) energjia; dhe iii) bujqësia. Përveç këtyre, do të përkrahen edhe masa horizontale për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe për zhvillimin ekonomik dhe social.
Pritet qe ne kuader te IPA 2014 te programohen projektet konkrete ne vlere prej afro 70 milion euro. Pergatitja e tyre pritet te finalizohet ne muajin mars 2014.
Last modified: 15 Gusht, 2022