Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Lansohet Strategjia Kombëtare për Integrim Evropian “Kosova 2020: Një qasje gjithëpërfshirëse”

18 Dhjetor, 2013

Prishtinë, 18 dhjetor 2013 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga, ftoi në takim falënderues të gjithë pjesëmarrësit në hartimin e Stregjisë Kombëtare për Integrim Evropian. Me këtë rast e bë lansimi publik i Strategjisë Kombëtare për Integrim  Evropian “Kosova 2020: Një qasje gjithëpërfshirëse”.

Presidentja Jahjaga, falenderoi Ministren Çitaku për angazhimin e sajë kushtuar organizimit të shumë tryezave tematike për proceset integruese të Republikës së Kossovës në familjen Evropiane.

Nga ana e saj, Ministrja Çitaku u shpreh shumë e kënaqur me gjithë përkushtimin e dhënë nga të gjitha palët e përfshira. Angazhimi i tërë këtij spektri, përfshirja e të gjithë akterëve dhe bashkëpunimi që është ofruar nga të gjithë pa dallim dëshmojnë që kur kemi të bëjmë me agjenden e integrimit Evropian, jo vetëm institucionet por edhe e gjithë shoqëria ka qëndrim dhe qasje unike. Ky rezultat vjen me pajtueshmërinë dhë bashkëpunimin që ka mbizotëruar gjatë gjithë këtij procesi ndërmjet zyrtarëve institucional, paërfaqësuesve të shoqërisë Civile, partive politike, akademisë dhe komunitetit të biznesit me përkushtimin ndaj tryezave tematike dhe finalizimit të strategjisë gjithëpërfshirëse. Ministrja Çitaku tha se:”Ajo që e bën këtë strategji unike janë pjesëmarrësit dhe kontributi i tyre në këtë proces. Për dallim prej strategjive tjera, kjo strategji është rezultat vendor i cili reflekton sfidat dhe vë në pah nevojat ashtu siç ne i shohim ato. Po ashtu kjo strategji përcakton sfidat, kriteret, objektivat dhe përgjegjësitë të cilat i kemi evidentuar së bashku, sipas prioriteteve të identifikuara  në fushat dhe nënfushat ku ne duhet të fokusohemi në vitet e ardhshme për të siguruar një përshpejtim të agjendës Europiane”.

Ministrja Çitaku vazhdoi për të thënë se:”Është me rëndësi të përmendet që kjo strategji është strategji e cila duhet të shërbejë si kornizë për strategjitë tjera sektoriale, dhe si e tillë identifikon çështjet kryesore që ndërlidhën me të gjithë sektorët. Po ashtu, kjo strategji parasheh zhvillimin e mëtejshëm të qeverisjës, përmirsimin e hartimit dhe zbatimit të politikave, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik, bashkpunimin ndër-shoqëror dhe bashkpunimin rajonal dhe ndër-shtetëror”. 

Informatë e përgjithshme nga MIE:

Në Mars të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian në takimin inaugurues përkrahu iniciativën për krijimin e Task Forcës me qëllim të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Integrim Evropian, si dhe për të zhvilluar konsensus gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm mes institucioneve dhe të gjithë akterëve Kosovare.

Në këtë drejtim, në Maj të vitit të kaluar u organizuan takimet e para të Task Forcës për Integrim Evropian. Ndërsa, në Korrik, filluan takimet e Tryezave Tematike të cilat janë udhëhequr nga shoqëria civile por edhe nga përfaqësuesit institucional.

Në kuadër të takimeve të Tryezave Tematike morën pjesë më shumë se 1000 pjesmarrës. Në mesin e tyre, përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore, përfaqësuesve të partive politike, përfaqësues të akademisë dhe komunitetit të biznesit.

Gjithashtu, u angazhuan edhe një numër i madh i ekspertëve vendor të cilët prezantuan materiale diskutuese. Materialet e tilla skenuan gjendjen në fushat specifike në proces të integrimit. Ato u diskutuan dhe u azhurnuan nga pjesëmarrësit në takimet e Tryezave Tematike, për t’u finalizuar pastaj me përkrahje të sekretariatit.

E gjithë kjo u realizua në më shumë se 50 takime dhe punëtori. Rezultat i këtij angazhimi janë dhjetra materiale diskutuese, Raporte të Tryezave Tematike, Raporti diagnostifikues, si dhe Strategjia finale.

 

Last modified: 15 Gusht, 2022

5 Responses to " Lansohet Strategjia Kombëtare për Integrim Evropian “Kosova 2020: Një qasje gjithëpërfshirëse” "

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-strategjia-kombetare-per-integrim-evropian-kosova-2020-nje-qasje-gjitheperfshirese/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 74455 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-strategjia-kombetare-per-integrim-evropian-kosova-2020-nje-qasje-gjitheperfshirese/ […]

  3. find here thotë:

    … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-strategjia-kombetare-per-integrim-evropian-kosova-2020-nje-qasje-gjitheperfshirese/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-strategjia-kombetare-per-integrim-evropian-kosova-2020-nje-qasje-gjitheperfshirese/ […]

  5. penis fillers thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you can find 53358 more Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/lansohet-strategjia-kombetare-per-integrim-evropian-kosova-2020-nje-qasje-gjitheperfshirese/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *