Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kultura dhe integrimet evropiane

11 Shkurt, 2013

Kultura dhe integrimet evropiane

Tё nderuar panelist,


Tё nderuar te pranishëm,

Gjatë viteve të fundit Kosova ka pësuar ndryshime te rëndësishme dhe kuptimplote që kanë dinamizuar më tej integrimin evropian të vendit duke reflektuar konsolidimin e mëtutjeshëm si shtet Europian i pavarur dhe funksional. Gjersa thirrja që Kosova e ka rrugën e hapur për në BE ka pasur një eko të njëtrajtshme ndër vite, realiteti dhe hapat e nevojshëm konkret që do t’i hapnin me të vërtetë rrugën kanë munguar. E pikërisht këtu qëndron dallimi me situatën e krijuar së fundmi. Nëse shërbehemi me analogjinë e njohur të rrugës, dhe rrugëtimit, që shpesh përdoret për të përshkruar procesin integrues mund të thuhet se vetëm vitin e kaluar kemi pasur një kthesë domethënëse ku Kosova doli në një udhë të shpejtë, dhe të vetmen, që con drejt destinacionit final, atë të vendit anëtar.

Në fillim të vitit 2012, kemi filluar dialogun për viza – proces ky që Kosova e ka pranuar vetëm pas përmbushjeve të kushteve që  për  vendet tjera ka qenë kërkesë vetëm në prag të hapjes të mundësisë së udhëtimit pa viza në BE për qytetarët e tyre. Kjo pastaj është pasuar me dorëzimin e udhërrëfyesit në qershor nga komisionerja e BE-se për punë të Brendshme, znj. Cecilia Malmström. Ky udhërrëfyes tani po përdoret si bazë nga të gjitha institucionet përgjegjëse për punën e tyre drejt përmbushjes së kushteve .

Duke marrё parasysh tё kaluarёn e hidhur dhe luftёrat shkaterruese nё Ballkan nё vitet e 90-ta, shtetet e Ballkanit Perendimor kanё nevojё pёr BE mё shumё se kurrё, andaj Integrimi Europian ёshtё bёre objektiv kyc strategjik, eshte bёre sinonim I suksesit, zhvillimit, demokracisё, tё drejtave dhe lirive tё njeriut dhe sundimit tё ligjit. Secili shtet I Ballkanit Perёndimor po synon ti permbushё kёto objektiva, jo pёr hir tё BE-sё por pёr tё mirёn e qytetarёve tё tyre, pёr mirёqenjen e tyre sociale dhe perfundimisht pёr tё garantuar paqe dhe stabilitet nё rajon.

Tё bashkuar nё diversitet, e keni dёgjuar shumё herё kёte moto, ёshtё bёre edhe njёfare teme kryesore e BE-sё, dhe jo rastёsisht. Te bashkuar nё diversitet, pa dallim pёrkatesie nacionale, religjioze, pa dallim kulture apo pozite gjeografike, janё disa vlera qё i tejkalojnё tё gjitha keto, e kёto vlera janё demokracia, liria dhe barazia, vlera kёto qё e mbajnё Europёn tё bashkuar. Kosova I ka pёrqafuar kёto vlera, dhe jo vetёm qё janё konkretizuar ne dokumente sic eshte Kushtetuta e Republikes se Kosoves, por kanё filluar tё bёhen pjesё e perditshmёrise tonё, kanё filluar tё bёhen pjesё e jona dhe si pjesё e Europes nё vetёm se do tё kontribuonim nё pasurimin e kulturёs Europiane.

Tё bashkuar nё diversitet… Kjo duhet tё jetё prioritet dhe absolutisht e nevojshme qe tё ballafaqohemi me sfidat qё do tё na ndjekin, e jo vetёm njё frazё e bukur por e zbrazёt. Ky parim, ёshtё me I rёndёsishёm se kurrё ngase bёhet nje cak imperativ qe tё pёrqafohen vlerat fundamentale njerёzore, sensibilitetet liberale, dhe vlerat demokratike nё pёrgjithёsi.

Uniteti, ёshtё gjithmonё njё fenomen politik dhe institucional pёrderisa diversiteti ёshtё mё shumё ideologjik dhe kulturor. Unё thellёsisht besoj se e vetmja ideologji qё mundё tё adaptohet si princip unifikimi e bashkimi pёr njerёzit ёshtё ajo e tё drejtave dhe lirive tё njeriut si dhe mbrojtja e tyre. Pёr ta arritur kёtё duhen, njerёz tё ndryshёm dhe shoqёri tё ndryshme. Pёr tё arritur kёtё duhet Bashkimi Europian.

Konfliktet vijnё gjithmonё kur njё doktrinё politike, kur njё kulturё e huaj, kur njё religjion I huaj u imponohet njerёzve me dhunё. Prandaj e vetmja formё e unitetit funksional ёshtё pёrkushtimi politik pёr ti mbrojtur tё drejtat dhe liritё e njeriut. Pa kёto vlera diversiteti mbetet vetem njё fragment apo sic thashё mё herёt mbetet vetёm njё frazё e bukur e asgjё mё shumё. Europa, thjesht ёshtё e paimagjinueshme nese nuk luftojme pёr tё drejtat fundamentale njerёzore dhe pёr dinjitetin njerёzor.

Sot bursa e Profesionistëve të Rinjë është një nga bursat më prestigjioze në Kosovë, pasi që jo vetëm që ofron bursa për studime në univerzitetet prestigjioze te BE-së, por ofron edhe mundësinë për pjesëmarrje në një nga proceset më të rëndësishme të Republikës së Kosovës.

Rëndësia e Programit të Profesionistëve të Rinjë bazohet në dy fakte: (1) konsolidimi dhe fuqizimi i administrates publike është një nga parakushtet më të rëndësishme të procesit të integrimit Evropian; dhe (2) zhvillimi i kapaciteteve njerëzore është parakusht themelor për një zhvillim të qendrueshëm ekonomik të Kosovës.

Deri me tani studimet kanë përfunduar 170 studentë, prej të cilëvë rreth 80% janë duke shërbyer në institucionet publike të Republikës së Kosovës. Ministria e Integrimit Evropian përbëhët nga ish studentët e burses së Profresionistëve të Rinjë. Para disa vite ata ishin studentë në shkollat prestigjioze Evropiane, ndërsa sot ata janë bartës të procesit të intergimit Evropian të Kosovës.

Qё tё gjithё kёta studentё, Kosovar, kanё pasё rastin tё shijojnё atё qё e bёn Europen unike, kanё patur rastin tё shijojnё diversitetin e kulturave tё ndryshme dhe pёrfundimisht kanё patur mundesinё tё sjellin njё pjesё tё Europёs dhё tё trashёgimise sё saj kulturore nё Kosovё.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

3 Responses to " Kultura dhe integrimet evropiane "

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kultura-dhe-integrimet-evropiane/ […]

  2. hawaiian runtz thotë:

    … [Trackback]

    […] Here you will find 63417 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kultura-dhe-integrimet-evropiane/ […]

  3. Infy thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kultura-dhe-integrimet-evropiane/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *