Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Komisioni evropian vlerson përkushtimin në zbatimin e kritereve të paraqitura në udhërrëfyesin për Liberalizim të Vizave

12 Shkurt, 2013

Prishtinë, 12 shkurt 2013 – Nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, sot është mbajtur takimi i zyrtarëve të lartë për dialogun e vizave i cili u kryesua nga Ministrja Çitaku dhe Stefano Manservisi, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve të Brendshme të Komisionit Evropian. Takimi është realizuar për të shkëmbyer pikëpamjet mbi Raportin e prezantuar nga Komisioni Evropian. Ky është raporti i parë nga Komisioni ku është prezantuar progresi të cilin e ka arritur Kosova në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Për të mbështetur procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, në takim ishte edhe Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi, i cili deklaroi para delegacionit të Komisionit Evropian se “ Ky proces është më se i rëndësishëm dhe ne si qeveri e Republikës së Kosovës jemi të gatshëm  të ndërmarrim të gjitha reformat e nevojshme të cilat do të përmirsojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, do të kontribojnë në përafrimin e Kosovës me BE-në si dhe do të mundësojnë lëvizjen e lirë pa viza për të gjithë qytetartë”. Kryeministri gjithashtu tha se “Kosova ka një të ardhme dhe ajo është e ardhmja Evropiane e vendit tonë, këtë ja kemi borgj para së gjithash fëmijëve tanë dhe të gjitha gjeneratave që vijnë pas nesh. Kjo e ardhme realizohet duke mundësuar udhëtimin e qytetarëve tanë pa viza. Kjo tashmë është përgjegjësi e jona, ky eshte zotimi ynë. Unë ju siguorj që të gjitha kapacitetete tona do jenë në shërbim të kësaj agjende. Ne kemi obligim dhe detyrim para qytetarëve tanë që sa më shpejtë që është e mundur ti zbatojmë këto kritere me përpikëri”.

Ministrja Çitaku para delegacionit të Kosmisionit Evropian foli për progresin konkret që është arritur me riatdhesimin dhe riintegrimin, sigurinë e dokumenteve, menagjimin e kufirit dhe migracionit, sigurine publike, të drejtat e njeriut dhe lirinë e lëvizjes. Ministrja Çitaku tha se” raporti i Komisionit Evropian evidenton qartazi të arriturat e deritanishme, siç evidenton edhe sfidat e mbetura. Kosova mbetet ende i vetmi vend në rajon i cili nuk gëzon të drejtën e udhëtimit pa viza, dhe ne jemi më se të përkushtuar që ta arrijmë këtë qëllim brenda një afati kohorë sa më të shkurtë”.

Ndërsa nga ana e delegacionit të Komisionit Evropian u tha se raporti ka vlerësuar progresin e Kosovës në secilën pjesë të udhërrëfyesit për viza dhe ka dhënë rekomandime për qeverinë e Kosovës në fushat ku kërkohet veprim vendimtar për të fituar udhëtimin pa viza për qytetarët e saj. Raporti po ashtu vlerëson sigurinë potenciale dhe ndikimin në migrim nga liberalizimi i vizave me Kosovën.

Pas takimit, u realizua një konferencë për media ku ndër të tjera u tha se gjatë takimit të sotëm u konkludua që rreth procesit të liberalizimit të vizave është arritur progres konkret dhe substancial në të gjitha blloqet e përcaktuara nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.

Progres konkret është arritur në procesin e riatdhesimit dhe riintegrimit, sigurinë e dokumenteve, menagjimin e kufirit dhe migracionit, sigurine publike, të drejtat e njeriut dhe lirinë e lëvizjes. Jemi pajtuar se mbetet ende punë për të bërë dhe që institucionet tona do të vazhdojnë përkushtimin e tyre maksimal në zbatimin e të gjitha kritereve dhe rekomandimeve nga raporti i Komisionit Evropian. Dhe se ky nuk është një mision i pamundur por është i mundur dhe Kosova është me fat që Kosova nuk është e vetme por kemi Misonin e Bashkimit Evropian për Rend dhe Ligj, të cilët janë partner tanë në përmbushjen e ritereve të cilat derivojnë nga udhërrëfyesi dhe Studimi i Fizibilitetit i  publikuar në muajin tetorë 2012.

Jemi pajtuar që institucionet e Kosovës tashmë i kanë arritur këto kritere të cilat së bashku me kriteret tjera afatshkurta të cilat tashmë janë në përfundim, do të hapin rrugën fillimit të negociatave për nënshrimin e marrveshjeë së stabilizim associimit, tha ndër të tjera Ministrja Çitaku.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

2 Responses to " Komisioni evropian vlerson përkushtimin në zbatimin e kritereve të paraqitura në udhërrëfyesin për Liberalizim të Vizave "

  1. ویب سائٹ thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-vlerson-perkushtimin-ne-zbatimin-e-kritereve-te-paraqitura-ne-udherrefyesin-per-liberalizim-te-vizave/ […]

  2. image source thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-vlerson-perkushtimin-ne-zbatimin-e-kritereve-te-paraqitura-ne-udherrefyesin-per-liberalizim-te-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *