Prishtinë, 16 Shkurt 2017 – Zyrtarë nga Kosova dhe Komisioni Evropian u takuan në Prishtinë për të diskutuar zhvillimet e viteve të fundit në fushën e tranportit, mjedisit, energjisë, klimës dhe zhvillimit regjional. Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) e cila hyri në fuqi në Prill 2016. Në të gjitha fushat, Komisioni dhe Kosova u pajtuan mbi rëndësinë e zbatimit të prioriteteve të Agjendës për Reforma Evropiane dhe Programit të Reformave Ekonomike.
Në lidhje me mjedisin, Komisioni shprehu shqetësimin ndaj progresit të kufizuar në këtë fushë e cila është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe cilësinë e shëndetit dhe jetës së tyre. Në veçanti, Komisioni shprehu shqetësimin në lidhje me progresin e kufizuar në monitorimin e cilësisë së ajrit dhe kërkoi zbatimin e masave të menjëhershme për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Sa i përket menaxhimit të mbeturinave, Komisioni inkurajoi përpjekje më të mëdha në zhvillimin e një sistemi më efikas të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.
Sa i përket klimës, Kosova ende duhet të zbatojë rregullat e BE-së për luftimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike. Është rënë dakord që Kosova duhet të miratojë dhe zbatojë strategjinë dhe planin e veprimit mbi ndryshimin klimatik.
Poashtu janë diskutuar zhvillimet e fundit legjislative dhe të politikave në fushën e transportit. Komisioni ka theksuar nevojën për të vazhduar zhvillimin e projekteve për të ndihmuar në krijimin e rrjetit të transportit bazë për Ballkanin Përendimor. Të dyja palët u pajtuan mbi nevojën për të vazhduar reformat, duke përfshirë përforcimin e pavarësisë dhe kapaciteteve të institucioneve rregullative, në sektorin e transportit dhe për të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e sigurisë rrugore, për të mirën e qytetarëve.
Në lidhje me energjinë, Komisioni theksoi rëndësinë e finalizimit të një strategjie të re gjithëpërfshirëse afatgjate e cila duhet qartë të definojë prioritetet e Kosovës në këtë sektor, duke përfshirë planet në përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare siç është mbyllja e Kosova A, renovimi i Kosova B dhe zbatimi i pakos së tretë të energjisë.
Komision theksoi rëndësinë e rritjes së konsiderueshme të përpjekjeve të Kosovës mbi energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë, duke përfshirë themelimin e një mekanizimi mbështetës financiar për financimin e efikasitet të energjisë.
Poashtu u theksua rëndësia e zhvillimit regjional
Informata mbi historikun
• Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është korniza në kuadër të së cilës administrata e BE-së dhe Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim Asociimit, i ndihmuar nga Komiteti i Stabilizim Asociimit, si dhë nën-komitetet e MSA-së, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë të EU acquis. Takimet e organeve të MSA-së sigurojnë të dhëna të drejtpërdrejta mbi raportet vjetore të Komisionit Evropian.
• Çdo takim i nënkomitetit monitoron dhe përcjell arritjen e Kosovës në zbatimin e reformave dhe identifikon se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.
• Janë shtatë fusha të cilat mbulohen nga takimet e nënkomiteteve: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria Informative, Politika Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit; Transporti, Mjedisi, Energjia, Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.
• Dy fusha të tjera që mbulohen gjatë takimeve të grupeve speciale janë reforma mbi administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
• Takimet e Komitetit të SA dhe nënkomiteteve bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim përfundon me veprime pasuese të rëna dakord për tu ndërmarrë nga autoritetet kosovare. Përfundimet e takimet mund t’i gjeni së shpejti në faqën në internet të Zyrës së BE-së në Kosovë .
Last modified: 10 Gusht, 2022