Prishtinë, 11 Tetor 2017 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës, Francois Bontemps, me ç’rast u ritheksua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve.
Ministrja Hoxha e falënderoi Ambasadorin për përkrahjen e deritashme dhe mirëpret thellimin e bashkëpunimit me Belgjikën, për procesin integrues dhe zbatimin e prioriteteve të kësaj Ministrie.
“Kosova dhe Belgjika kanë bashkëpunim të shkëlqyer në rrafshin politik dhe ekonomik. Mirëpresim mbështetje nga shteti belg edhe në procesin e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare dhe në agjendën integruese evropiane”, theksoi Ministrja Hoxha.
Ambasadori jorezident i Belgjikës për Kosovën, Francois Bontemps ka theksuar se Kosova dhe Belgjika kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme diplomatike. Ai ofroi mbështetje në procesin integrues të Kosovës, aspektet e veçanta të prioriteteve të zbatimit të MSA-së dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe agjendën evropiane.
Përvojat e procesit integrues, u tha në takim, kanë rëndësi për Kosovën sepse Belgjika duke qenë një nga aktorët qenësor të këtij organizmi që aspiron Kosova, mund t’i ofroj mbështetje procesit duke e lehtësuar dhe përkrahur atë.
Last modified: 9 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Read More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-mirepret-perkrahjen-nga-belgjika-per-procesin-integrues/ […]