Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Komisioni Evropian dhe Kosova diskutojnë çështjet e Tregut të Brendshëm, Konkurrencës, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

26 Mars, 2015

Prishtinë, 26 mars 2015

Autoritetet Kosovare dhe Komisioni Evropian më 26 mars kanë diskutuar mbi një mori temash siç janë mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetësia, lëvizja e kapitalit, shërbimet financiare dhe ligjin mbi korporatat, prokurimin publik dhe lëvizjen e lirë të shërbimeve, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe politikat e konkurrencës.

Përfaqësuesit e autoriteteve Kosovare dhe të Komisionit Evropian u takuan në Prishtinë për të diskutuar mbi zhvillimet e vitit të fundit në fushat e tregut të brendshëm, konkurrencës, si dhe shëndetësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit. Ky diskutim ishte zhvilluar në kuadër të Dialogut të rregullt të Procesit të Stabilizim-Asociimit.

Sa i përket shëndetësisë, të dyja palët u dakorduan se është e rëndësishme për Kosovën të themeloj një sistem shëndetësor të qëndrueshëm, me kosto efektive dhe me pacientin në qendër. Themelimi i Fondit për Sigurim Shëndetësor është një hap kyç për të realizuar këtë, siç është edhe investimi i mëtejshëm për promovimin e stilit të shëndetshëm jetësor, parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e popullatës kundër rreziqeve serioze ndër-kufitare shëndetësore.

Sa i përket mbrojtjes së konsumatorëve, Komisioni inkurajoi themelimin e Këshillit Kombëtar të Inspektimit si dhe sigurimin e mbikëqyrjes së inspektorateve lokale në nivel qendror. Po ashtu përshëndeti Planin për ndryshimin e Ligjit për të harmonizuar atë me acquis-in e BE-së dhe theksoi nevojën për ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit në këtë fushë.

Sa i përket lëvizjes së kapitalit, shërbimeve financiare dhe ligjit mbi korporata, autoritetet e Komisionit dhe të Kosovës ranë dakord mbi nevojën për të përmirësuar legjislacionin dhe zbatimin e tij.

Sa i përket prokurimit publik, Komisioni përshëndeti miratimin e një listë të artikujve të përbashkëta për prokurim dhe e inkurajoi Kosovën që ta bëjë atë funksional. Komisioni gjithashtu mori parasysh miratimin e dispozitave përkatëse administrative në vitin 2014. Komisioni inkurajoi Kosovën për të finalizuar një Strategji për pajtueshmëri me MSA-në dhe harmonizim me acquis të BE-së si dhe të miratoj ndryshimet në Ligj. Megjithatë, ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me funksionimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHPP) dhe u beri thirrje autoriteteve që të ndërmarrin hapat e duhur dhe të rishikojnë emërimin e OSHPP-së mënyrë që të bëjë atë funksional.

Sa i përket lëvizjes së lirë të mallrave, Komisioni vuri në dukje planet për të përmirësuar përafrimin e legjislacionit kombëtar me Direktivën e Shërbimit, si dhe gjendjen aktuale të negociatave për shërbimet profesionale me vendet anëtare të CEFTA-së.

Sa i përket të drejtave të pronësisë intelektuale, Komisioni ka mirëpritur hapat e bërë dhe inkurajoi Kosovën që të përfundoj ndryshimin e legjislacionit.

Dhe në fund, sa i përket konkurrencës, Komisioni përsëriti shqetësimin e tij mbi funksionimin e institucioneve përgjegjëse për konkurrencë dhe Ndihmë Shtetërore dhe i bëri thirrje Autoriteteve të Kosovës që të emërojnë anëtarët kompetente dhe të pavarur të Bordit të Autoritetit të Konkurrencës dhe sigurimin e burimeve të mjaftueshme për funksionimin e tij.

Historiku

Dialogu i PSA-së është një kornizë për BE-në dhe administratën e Kosovës për të diskutuar rregullisht mbi çështjet teknike dhe politike në lidhje me agjendën evropiane. Takimet ofrojnë të dhëna të drejtpërdrejta për raportin vjetor të progresit të Komisionit Evropian.

Dialogu i PSA-së monitoron dhe përcjell përformancën e Kosovës në reforma dhe identifikon mënyrën se si BE-ja mund të asistoj në këtë proces.

Janë shtatë fusha të mbuluara nga takimet sektoriale dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që BE-ja ka me kandidatët tjerë dhe me kandidatët potencialë. Takimet sektoriale janë të fushës së Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë; Inovacionit, Shoqërisë së Informacionit, Politikave Sociale, Arsimore dhe Kulturore; Tregtisë, Industrisë, Doganave dhe Tatimeve; Tregut të Brendshëm, Konkurrencës, Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Shëndetësisë; Bujqësisë, Peshkatarisë, Pylltarisë, Sigurisë së Ushqimit; Transportit, Mjedisit, Energjisë, Zhvillimit Rajonal; Çështjeve Financiare dhe Ekonomike, Statistikave.

Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut të PSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria. Çdo takim rezulton në veprime përcjellëse bashkërisht të dakorduara të cilat duhet të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës. Një takim plenar i nivelit të lartë, ku do të diskutohen prioritetet e reformës, pritet të mbahet në korrik të vitit 2015.

Last modified: 12 Gusht, 2022

3 Responses to " Komisioni Evropian dhe Kosova diskutojnë çështjet e Tregut të Brendshëm, Konkurrencës, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit "

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 71700 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-shendetesise-dhe-mbrojtjes-se-konsumatorit/ […]

  2. goatpg thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-shendetesise-dhe-mbrojtjes-se-konsumatorit/ […]

  3. check it out thotë:

    … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-shendetesise-dhe-mbrojtjes-se-konsumatorit/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *