Prishtinë, 26 mars 2015
Autoritetet Kosovare dhe Komisioni Evropian më 26 mars kanë diskutuar mbi një mori temash siç janë mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetësia, lëvizja e kapitalit, shërbimet financiare dhe ligjin mbi korporatat, prokurimin publik dhe lëvizjen e lirë të shërbimeve, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe politikat e konkurrencës.
Përfaqësuesit e autoriteteve Kosovare dhe të Komisionit Evropian u takuan në Prishtinë për të diskutuar mbi zhvillimet e vitit të fundit në fushat e tregut të brendshëm, konkurrencës, si dhe shëndetësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit. Ky diskutim ishte zhvilluar në kuadër të Dialogut të rregullt të Procesit të Stabilizim-Asociimit.
Sa i përket shëndetësisë, të dyja palët u dakorduan se është e rëndësishme për Kosovën të themeloj një sistem shëndetësor të qëndrueshëm, me kosto efektive dhe me pacientin në qendër. Themelimi i Fondit për Sigurim Shëndetësor është një hap kyç për të realizuar këtë, siç është edhe investimi i mëtejshëm për promovimin e stilit të shëndetshëm jetësor, parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e popullatës kundër rreziqeve serioze ndër-kufitare shëndetësore.
Sa i përket mbrojtjes së konsumatorëve, Komisioni inkurajoi themelimin e Këshillit Kombëtar të Inspektimit si dhe sigurimin e mbikëqyrjes së inspektorateve lokale në nivel qendror. Po ashtu përshëndeti Planin për ndryshimin e Ligjit për të harmonizuar atë me acquis-in e BE-së dhe theksoi nevojën për ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit në këtë fushë.
Sa i përket lëvizjes së kapitalit, shërbimeve financiare dhe ligjit mbi korporata, autoritetet e Komisionit dhe të Kosovës ranë dakord mbi nevojën për të përmirësuar legjislacionin dhe zbatimin e tij.
Sa i përket prokurimit publik, Komisioni përshëndeti miratimin e një listë të artikujve të përbashkëta për prokurim dhe e inkurajoi Kosovën që ta bëjë atë funksional. Komisioni gjithashtu mori parasysh miratimin e dispozitave përkatëse administrative në vitin 2014. Komisioni inkurajoi Kosovën për të finalizuar një Strategji për pajtueshmëri me MSA-në dhe harmonizim me acquis të BE-së si dhe të miratoj ndryshimet në Ligj. Megjithatë, ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me funksionimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHPP) dhe u beri thirrje autoriteteve që të ndërmarrin hapat e duhur dhe të rishikojnë emërimin e OSHPP-së mënyrë që të bëjë atë funksional.
Sa i përket lëvizjes së lirë të mallrave, Komisioni vuri në dukje planet për të përmirësuar përafrimin e legjislacionit kombëtar me Direktivën e Shërbimit, si dhe gjendjen aktuale të negociatave për shërbimet profesionale me vendet anëtare të CEFTA-së.
Sa i përket të drejtave të pronësisë intelektuale, Komisioni ka mirëpritur hapat e bërë dhe inkurajoi Kosovën që të përfundoj ndryshimin e legjislacionit.
Dhe në fund, sa i përket konkurrencës, Komisioni përsëriti shqetësimin e tij mbi funksionimin e institucioneve përgjegjëse për konkurrencë dhe Ndihmë Shtetërore dhe i bëri thirrje Autoriteteve të Kosovës që të emërojnë anëtarët kompetente dhe të pavarur të Bordit të Autoritetit të Konkurrencës dhe sigurimin e burimeve të mjaftueshme për funksionimin e tij.
Historiku
Dialogu i PSA-së është një kornizë për BE-në dhe administratën e Kosovës për të diskutuar rregullisht mbi çështjet teknike dhe politike në lidhje me agjendën evropiane. Takimet ofrojnë të dhëna të drejtpërdrejta për raportin vjetor të progresit të Komisionit Evropian.
Dialogu i PSA-së monitoron dhe përcjell përformancën e Kosovës në reforma dhe identifikon mënyrën se si BE-ja mund të asistoj në këtë proces.
Janë shtatë fusha të mbuluara nga takimet sektoriale dhe ato ndjekin nga afër formatin e dialogut që BE-ja ka me kandidatët tjerë dhe me kandidatët potencialë. Takimet sektoriale janë të fushës së Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë; Inovacionit, Shoqërisë së Informacionit, Politikave Sociale, Arsimore dhe Kulturore; Tregtisë, Industrisë, Doganave dhe Tatimeve; Tregut të Brendshëm, Konkurrencës, Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Shëndetësisë; Bujqësisë, Peshkatarisë, Pylltarisë, Sigurisë së Ushqimit; Transportit, Mjedisit, Energjisë, Zhvillimit Rajonal; Çështjeve Financiare dhe Ekonomike, Statistikave.
Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut të PSA-së bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe qeveria. Çdo takim rezulton në veprime përcjellëse bashkërisht të dakorduara të cilat duhet të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës. Një takim plenar i nivelit të lartë, ku do të diskutohen prioritetet e reformës, pritet të mbahet në korrik të vitit 2015.
Last modified: 12 Gusht, 2022
… [Trackback]
[…] Here you can find 71700 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-shendetesise-dhe-mbrojtjes-se-konsumatorit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-shendetesise-dhe-mbrojtjes-se-konsumatorit/ […]
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-shendetesise-dhe-mbrojtjes-se-konsumatorit/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-shendetesise-dhe-mbrojtjes-se-konsumatorit/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-shendetesise-dhe-mbrojtjes-se-konsumatorit/ […]
1
1
1
-1 OR 2+512-512-1=0+0+0+1 —
1
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/komisioni-evropian-dhe-kosova-diskutojne-ceshtjet-e-tregut-te-brendshem-konkurrences-shendetesise-dhe-mbrojtjes-se-konsumatorit/ […]