Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Kapitali njerzor element kyq për reformën e Ballkanit përëndimor, Ministrja Çitaku falenderon Britanine e madhe për përkrahje të qëndrueshme

25 Mars, 2013

Të nderuar pjesëmarrës, Unë nuk mundë të fillojë fjalimin tim pa e falënderuar Zyrën e Jashtme të Komonuelthit për themelimin e këtij mjeti mjaft të vlefshëm të bursave Chevening duke i vënë në dispozicion për studentët tanë për të studiuar në programet pasuniversitare në një nga universitetet e Mbretërisë së Bashkuar. Ne jemi demokraci me popullatë të re që me padurim aspirojnë të përqafojnë demokracinë/vlerat liberale dhe si mund të bëhet më mirë  përveç të jetuarit, studimit dhe duke përjetuar jetën në djepin e demokracisë që është në Mbretërinë e Bashkuar. E gjitha fillojë përsëri në vitin 1215 me një dokument të quajtur Magna Carta i cili vendosi themelet për atë që ne sot e konceptojmë si demokracia perëndimore dhe vlerat në cilat qëndron sot BE-ja. Arsimimi është kyç për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë  dhe unë jam shumë krenare që ne kemi shumë persona nga vendi im që kanë shfrytëzuar mundësinë e ofruar nga  bursa dhe tani janë pjesë e rëndësishme e punës publike në Kosovë, organizatat private dhe institucionet e shoqërisë civile. Gjithashtu ekzistojnë edhe bursa tjera që ofrohen për studentët e Kosovës siç është Young Cell Scheme e financuar nga BE-ja dhe e zbatuar në bashkëpunim me ministrinë time. Një hap tjetër i rëndësishëm në këtë drejtim, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës  ka nënshkruar një marrëveshje me Ambasadën Amerikane për të themeluar një fond të përbashkët përmes bursës Fulbright e cila hap dritare dhe mundësi shtesë për qytetarët tanë. Kjo është një shenjë e qartë që qeveria ime  i jep rëndësi edukimit të të rinjve tanë që llogariten  më shumë se gjysma e popullsisë. Ne duhet të shikojmë me përpara  ne vendet e Irlandës dhe Koresë Jugore si shembull i madh se si investimi në arsimim mund të ndihmojë kthimin e përfitimit në mënyrë të shumëfishtë. Këto dy vende nga të qenit në një formë jo të mirë, para disa dekadave më parë ,tashmë janë bërë simbole të prosperitetit. Lavdërimi për këtë i shkon investimeve të mëdha në arsimim të cilat i kanë bërë me vite. Shkollimi ka një ndikim shumë të madh në krijimin e një botë më të sigurt. Programi i bursave Chevening ju ofron njerëzve nga e gjithë bota të bëhen bashkë dhe të ndajnë përvojën tej kufitare të projektuara në formën e popujve, shteteve, racave, gjinive , religjioneve etj. Më duhet të theksoj se jam e lumtur që kemi këtu në Kosovë persona që kanë përfituar nga këto bursa që vijnë nga shtete të ndryshme të rajonit si Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia ose Shqipëria. Megjithatë , ne kemi gjithashtu edhe persona të ardhur nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania dhe Sllovakia. Unë admiroj guximin tuaj për të qenë të pranishëm këtu. A nuk është kjo e mrekullueshme??!! Vë bast se ju jeni të habitur nga ajo që shihni në Kosovë!! Më besoni se nuk është ndonjë ndjenjë e panjohur sepse shumë njerëz kur vijnë këtu  ndihen në atë mënyrë  kur vijnë këtu për herë të parë dhe ata më thonë këtë. Ka shumë propagandë të keqe në lidhje me Kosovën por ne bashkërisht duhet të kontribuojmë në atë se çka paraqet realiteti dhe ti ndihmojmë njeri tjetrit të prosperojmë sepse në thelb është shumë më mirë të jetosh afër një fqinji që ka prosperitet se sa afër njërit që është i varfër. Kjo është e njëjtë me atë që ndiejmë për vendet fqinje. Duke ardhur nga Kosova më ka bërë mua dhe njerëzit e mi të kuptojmë se çka mund ti bëjë dikujt urrejtja dhe mungesa e dëgjimit. Unë besoj se të gjithë të pranishmit këtu e kuptoni në mënyrën më të mirë rolin e komunikimit dhe përfitimit të dëgjimit të njëri tjetrit sepse ne ndajmë shumë më tepër vlera se sa që kemi kundër tjerëve. Ne dëshirojmë të bisedojmë me të gjithë qytetarët tanë dhe ti dëgjojmë brengat e tyre në mënyrë që t’i integrojmë të gjithë në shoqërinë tonë demokratike. Me duhet të theksoj gjithashtu se ne kemi një ndër kushtetutat më demokratike në botë duke përqafuar të gjitha dokumentet ndërkombëtare me rëndësi në fushën e të drejtave të njeriut. Ne dëshirojmë të bisedojmë më Serbinë në mënyrë që të normalizojmë marrëdhëniet tona sepse kjo është një gjë e mirë për njerëzit e Kosovës dhe Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve tona do t’i kontribuoj gjithashtu edhe paqes dhe bashkëpunimit në rajon. Ka shume çështje për tu diskutuar por ne duhet të fillojmë diku dhe ajo çka është e rëndësishme këtu është  respekti për sovranitetin dhe integritetin territorial për njëri tjetrin. Shumica prej nesh e dimë se sa shkatërruese mund të jenë luftërat dhe nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë në të ardhmen. Tani, dëshiroj të flas për marrëdhëniet tona më BE-në të cilës ndonjëherë i referohem si një marrëdhënie platonike duke pasur një distancë të zbrazët mes nesh. Ne e duam njëri tjetrin (tash po flas edhe në emër të BE-së por kjo është ajo që ata na thonë neve) megjithatë ka diçka atje që na qëndron në rrugën tonë të përafrimit me njëri tjetrin. Si gjithmonë ne provojmë të jemi të arsyeshëm dhe të kuptojmë këtë mirëpo ndonjëherë kemi ndjenja të përziera  të mosbesimit dhe te lënies pas-dore  por prapë arsyetojmë dhe e mbajmë kurajën për të vazhduar. Ne i kemi humbur 9 vite për të përcaktuar statusin e Kosovës që prej luftës më 1999 me ç’rast u shfaqen çështjet politike të njohjes pas deklaruam  pavarësinë më 17 Shkurt 2008. Pesë anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën  përfshirë edhe Rumaninë dhe Sllovakinë. Nuk do të thotë se ato kanë qëndrim armiqësor ndaj Kosovës por ato thonë se e bëjnë këtë për shkak të çështjeve të brendshme të tyre. Ne me vetëbesim mund të themi se nuk ka asgjë për tu frikësuar në lidhje me pavarësinë e Kosovës sepse është një rast sui generis që nuk është i ngjashëm më asnjë vend tjetër në botë sa i përket sfondit të saj historik dhe mënyrës se si ne së bashku me bashkësinë ndërkombëtare  e arritëm krijimin e shtetit më të ri në Evropë. Për ta thënë këtë në fjalë më të thjeshta , asnjë vend demokratik nuk duhet të frikësohet nga pavarësia jonë. Ndarjet politike brenda BE-se e kanë ndaluar, deri më tash çdo iniciative drejt krijimit të çdo marrëdhënie kontraktuale me Kosovën. BE-ja ka krijuar një mekanizëm si Mekanizmi i veçante i ndjekjes që njihet sot si Dialogu i Stabilizim Asociimit  një lloj i mekanizmit unik për monitorimin e progresit të Kosovës e cila na ka ndihmuar të shtojmë edhe më tej  përmirësimin e standardit jetësor në përputhje me vlerat Evropiane. Pas marrëveshjes në mes të Serbisë dhe Kosovës mbi përfaqësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtar, zyra ligjore e Bashkimit Evropian ka  lëshuar një opinion duke deklaruar se nuk ka asnjë pengesë ligjore në bazë të nenit 198 për BE-në që të hyjë në çfarëdo marrëdhënie kontraktuale me Kosovën. Natyrisht ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën sepse kjo do t’i qetësonte pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe të cilat mund të ishin bllokuese ndaj çdo lëvizje zyrtare drejt bashkëngjitjes në BE. Pas kësaj Komisioni Evropian filloi menjëherë me procesin e vlerësimit të gatishmërisë së Kosovës për të filluar negociatat për  Marrëveshjen e Stabilizim Associimit. Në këtë rast janë identifikuar fushat ku duhet të punojmë më tepër e që kishin të bënin kryesisht me vendosjen e infrastrukturës ligjore në fusha të caktuara si: sundimi i ligjit, administrata publike , trashëgimia kulturore dhe çështjet tregtare. Këto kritere janë tashmë të përmbushura dhe ne jemi të gatshëm të negociojmë Marrëveshjen për Stabilizim Asociimin. Unë jam shume krenare sepse kjo në fakt është rezultati i parë i kushtëzuar dhe ne i përmbushëm në kohë. Opinioni Ligjor që unë e përmenda më herët i hapi rrugën Komisionit Evropian për hapjen e Programeve të BE-se në Kosovë. Kemi shume programe në fushën e arsimit,shëndetit, kulturës etj. të cilat Kosova mund t’i kishte përfituar shumë më  herët .Megjithatë si themi më mirë vonë se kurrë. Tash po punojmë në harmonizimin e objektivave tanë për nënshkrimin e marrëveshjes për programin e BE-së me Komisionin Evropian dhe të shikojmë përpara për të përcaktuar dhe angazhuar konkretisht në përfitimet nga programe të tilla. Një agjendë shumë e rëndësishme në të cilën po punojmë është procesi i liberalizimit të vizave. Natyrisht,  ju mund të ndiheni të befasuar por qytetarët tanë ende duhet të kenë viza për të udhëtuar në ndonjë vend të BE-së. Qytetarët tanë kanë mbetur të fundit dhe ndoshta ju tani kuptoni se pse ata nganjëherë ndihen shumë të zhgënjyer më BE-në. Është bërë e bezdisshme të dëgjosh se BE ka mësuar nga e kaluara me shtetet tjera dhe tash ato duhet të vendosin më shumë kritere për Kosovën në mënyrë që t’i shmangen përsëritjes së vendimeve të gabuara nga e kaluara. Në rastin tonë kjo dërgon në dyfishimin e kritereve të vendosura për Kosovën për të pasur një regjim pa viza në krahasim me p.sh Maqedoninë dhe Serbinë. Për ta parë këtë me numra ato i kanë pasur diku rreth 55 ndërsa ne i kemi 99 kritere. Sigurisht, se ne nuk kemi nevojë të trajtohemi në mënyrë më të favorshme ose të anashkalojmë ndonjë rregull. Ne dëshirojmë të trajtohemi drejtë ashtu si edhe shtetet tjera. Para se gjithash, liberalizimi i vizave në rastin tonë nuk mund të jetë zëvendësim për tërë agjendën e BE-së. Po e ekzagjeroj paksa këtu por ndiejmë se disa kritere përshtaten më tepër në procesin tjetër të agjendës së integrimit Evropian se sa në procesin liberalizimit të vizave. Megjithëkëtë ne ende jemi shumë të përcaktuar në përmbushjen e të gjitha kritereve. Ne kemi energji të mjaftueshme për ti tejkaluar këto sfida. Së fundmi kemi pasur një takim të frytshëm këtu në Prishtinë më përfaqësuesit e Komisionit Evropian që më ka dhënë shpresë për rezultate konkrete në liberalizimin e vizave së shpejti. Në fund do të dëshiroja të theksoj se nuk ka alternative tjetër përveç integrimit Evropian  për vendet tona. Ne ndihemi shumë mirë kur fqinjët tanë avancojnë në këtë proces dhe kemi një përshëndetje të madhe për Kroacinë që është përcaktuar për tu bërë anëtare me të drejta të plota diku kah fundi i vitit. Kroacia ka bërë një punë të mirë dhe ne duhet të mësojmë nga eksperienca e saj. BE-ja është simbol i paqes dhe prosperitetit .Është një shembull shumë i mirë se si shtetet që kanë luftuar kundër njëri tjetrit mund të punojnë së bashku dhe të përparojnë. Bashkëpunimi me njëri tjetrin nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç përfitimit ndërsa lufta nuk sjell asgjë tjetër përveç humbjes. Faleminderit shumë Zyrës se jashtme dhe asaj të Komonuelthit, Këshillit Britanik dhe zyrës së MB-së në Prishtinë për organizimin e kësaj ngjarje dhe duke më dhënë mundësinë  t’i adresohem kësaj audience të shquar.

Last modified: 16 Gusht, 2022

4 Responses to " Kapitali njerzor element kyq për reformën e Ballkanit përëndimor, Ministrja Çitaku falenderon Britanine e madhe për përkrahje të qëndrueshme "

  1. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kapitali-njerzor-element-kyq-per-reformen-e-ballkanit-perendimor-ministrja-citaku-falenderon-britanine-e-madhe-per-perkrahje-te-qendrueshme/ […]

  2. check this thotë:

    … [Trackback]

    […] There you can find 81886 more Information on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kapitali-njerzor-element-kyq-per-reformen-e-ballkanit-perendimor-ministrja-citaku-falenderon-britanine-e-madhe-per-perkrahje-te-qendrueshme/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kapitali-njerzor-element-kyq-per-reformen-e-ballkanit-perendimor-ministrja-citaku-falenderon-britanine-e-madhe-per-perkrahje-te-qendrueshme/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More on on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/kapitali-njerzor-element-kyq-per-reformen-e-ballkanit-perendimor-ministrja-citaku-falenderon-britanine-e-madhe-per-perkrahje-te-qendrueshme/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *