Integrimi Evropian

Diskutohen reformat në tregti, industri, doganat dhe tatimet

22 Mars, 2013

Prishtinë, 22 mars.2013 – Nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë u mbajt takimi i Komisionit Ekzekutiv për Integrim Evropian Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet.

Takimi i organizua si veprim pasues i takimit të Dialogut të procesit të Stabilizim Asociimit, të mbajtur me 27 shkurt me Komisionin Evropian për të shqyrtuar hapat e radhës drejt adresimit të sfidave kyçe të sektorit.

Në fushën e tregtisë, u diskutua finalizimi i ristrukturimit te MTI dhe forcimi i kapaciteteve administrative përfshirë kapacitetet për analiza ekonomike tregtare, si dhe mekanizmat koordinues nder-institucional për politika tregtare, në veçanti aspekti i përfshirjes së shoqërisë civile dhe komunitetit te biznesit. Poashtu, u diskutua çështja e diskrepances së statistikave tregtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Në fushën e doganave u diskutua procesi i implementimit të sistemit ASYCUDA World, ndërlidhja e tij me sistemet e ASK-së dhe finalizimi i Planit Strategjike të Doganës 2013 – 2015.

Në fushën e tatimeve, u shqyrtua krijimi i Njësisë për Planifikim Strategjik të ATK-së, zëvendësimi i Sistemit te IT-së SIGTAS dhe performanca e Bordit ne shqyrtimin e rasteve dhe përfundimi i rasteve te mbetura.

Sa i përket industrisë dhe politikat e NVM-ve, u diskutua miratimi i Ligjit te amandamentuar për Investimet e Huaja dhe Ligji për Licenca. Poashtu, u shqyrtua procesi i përgatitjes së Strategjisë për Zhvillim te Sektorit Privat, si dhe trajtimi/asgjësimi i produkteve te falsifikuara.

Informatë e përgjithshme:

Komisionet Ekzekutive janë trupa ndërqeveritar që shërbejnë si forumet e ekspertëve për të siguruar koordinim ndërinstitucional në kuadër të reformave të parapara me agjendën evropiane.

Janë gjithsej shtatë Komisione Ekzekutive:
– Drejtësia, Liria dhe Siguria;
– Inovacioni, Shoqëria Informative, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura;
– Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi;
– Tregu i brendshëm, Konkurrenca, Mbrojta e Konsumatorit dhe Shëndetit;
– Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit;
– Transporti, Mjedisi, Zhvillimi Rajonal;
– Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

Komisionet Ekzekutive për punën e tyre raportojnë Komiteti Punues për Integrim Evropian.

 

Last modified: 16 Gusht, 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *