Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Italia do të vazhdoj përkrahjen ndaj agjendës evropiane të Kosovës

8 Prill, 2015

Prishtinë, 8 prill 2015 – Ministrit të Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, i është rikonfirmuar sot mbështetja e Italisë për agjendën Evropiane të Kosovës, me theks të veçantë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi dhe përmbylljen e procesit për liberalizimin e vizave në përputhje me përmbushjen e kritereve. Gjatë takimit që pati në Romë me sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane të Italisë, Sandro Gozi, ministri Çollaku mori mbështetjen italiane edhe për anëtarësimin e Kosovës në nisma rajonale e organizata ndërkombëtare. Ministri Çollaku, pasi ka shprehur falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, ka njoftuar z. Gozi, me hapat të cilat ka ndërmarr dhe pritet t’i ndërmerr Qeveria e Kosovës për përmbushjen prioriteteve kryesore që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe natyrisht avancimin e procesit të integrimit evropian. “Ne jemi duke punuar që vitin 2015 ta kthejmë në një vit Evropian për Kosovën. Tani është koha që perspektiva Evropiane të merr formë në shtetin tonë. Dhe pikërisht MSA-ja ka një rëndësi të veçantë në këtë drejtim sepse nënkupton vendosje të marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së. Për më tepër, nënshkrimi i MSA do të krijoj një momentum të ri dhe do t’i mundësoj Kosovës që të përfitoj nga programe të ndryshme që ofron BE-ja. Tani ne jemi duke lëvizur para në këtë drejtim dhe pritet që nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të ndodh gjatë këtij viti. Ky do të jetë një hap i ri dhe i rëndësishëm në procesin reformues të Kosovës”, ka thënë z. Çollaku. Kurse për procesin e liberalizimit të vizave, ka bërë të ditur se deri në qershor të këtij viti do të zbatohen të gjitha kriteret e kërkuara , dhe raporti final do t’i dërgohet Komisionit Evropian për vlerësim,e më pas pritet të ndodhin edhe hapat e tjerë. “Ndonëse Komisioni Evropian ka qenë më strikt me Kosovën krahasuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor, ne e kemi punuar shumë në tri vitet e fundit për të përmbushur kriteret e parapara me udhërrëfyes. Prandaj, me të drejtë presim që gjatë këtij viti Komisioni Evropian në mënyrë meritore të vlerësoj përmbushjen e kritereve dhe pastaj të jap rekomandimin pozitiv”, ka shtuar ministri Çollaku. Në takim është diskutuar edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku ministri e ka siguruar bashkëbiseduesin e tij, z. Gozi, për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj bashkëpunimit rajonal dhe për dialogun me Serbinë. Një vëmendje e theksuar i është kushtuar thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Në këtë aspekt, ministri Çollaku ka ripërsëritur kërkesën që sa më shumë investitor janë të mirëseardhur për të investuar në Kosovë në sektorin e agrikulturës, procesimit të ushqimit, në turizëm, miniera etj.

Last modified: 12 Gusht, 2022

7 Responses to " Italia do të vazhdoj përkrahjen ndaj agjendës evropiane të Kosovës "

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/italia-do-te-vazhdoj-perkrahjen-ndaj-agjendes-evropiane-te-kosoves/ […]

  2. voir ce site thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/italia-do-te-vazhdoj-perkrahjen-ndaj-agjendes-evropiane-te-kosoves/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 96030 additional Information to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/italia-do-te-vazhdoj-perkrahjen-ndaj-agjendes-evropiane-te-kosoves/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/italia-do-te-vazhdoj-perkrahjen-ndaj-agjendes-evropiane-te-kosoves/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/italia-do-te-vazhdoj-perkrahjen-ndaj-agjendes-evropiane-te-kosoves/ […]

  6. 5 meo dmt peru thotë:

    … [Trackback]

    […] There you will find 33391 additional Info to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/italia-do-te-vazhdoj-perkrahjen-ndaj-agjendes-evropiane-te-kosoves/ […]

  7. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/italia-do-te-vazhdoj-perkrahjen-ndaj-agjendes-evropiane-te-kosoves/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *